Kronika e ZezeLajmeMaqedoniaPolitika

Trazira ne Shkup, keto jane huliganet maqedon qe rrahen shqiptaret, 1 mars 2013 (Video)

traziraKaos i vërtetë ka ndodhur në rrugët e kryeqendrës pak minuta pas orës 16. Dhjetëra qytetarë të lënduar, shumë vetura e objektet të thyera.

Protestat e tifozëve maqedonas kundër emërimit të Talat Xhaferrit për ministër të mbrojtjes u kthyen në incident masiv ndëretnik. Në një protestë të paralajmëruar nëpërmjet rrjetit social Facebook, qindra të rinj nga grupe të ndryshme tifozësh dolën sot në rrugë në protestë veçanërisht përpara Qeverisë.

Thirrjet e tyre kundër Talat Xhaferrit degraduan në sulme me gurë, ndërsa pjesë nga turma e tyre vazhduan rrugëtimin zinxhir në sulmimin e qytetarëve. Sipas informatave të para jozyrtare, janë rrahur dhjetëra shqiptarë, kalimtarë të rastit. Pas ndalimit pranë zonës së kafeterive në bregun e lumit Vardar, të rinjtë tifozë kanë sulmuar rëndë edhe një qytetar shqiptar pranë restorantit ‘Anja’.

 

[wp-like-locker]

Mësohet se pas rrahjes së rëndë banori është dërguar me karrocë në Spitalin e Qytetit. Policia për momentin thotë se ka njohuri për 3 qytetar të lënduar 5 policë dhe shumë vetura të thyera që nuk është bilanci përfundimtar i këtyre trazirave.

Ndryshe protesta plotë thirrje, ofendime, sharje dhe sulme me gurë ka vazhduar gjithashtu deri para Parlamentit. Edhe pse protesta ishte e paralajmëruar në rrjetin social për sot, policia u duk e pa përgatitur në frenimin e dhunës. Prania e policisë mbetet ende e lartë, veçanërisht pas alarmimit të situatës kur grupi i tifozëve tentoi të hynte në lagjet shqiptare, konkretisht në Çarshi. Nga MPB konfirmojnë serinë e incidenteve, dhe theksojnë se vazhdojnë gjurmimin e autorëve të dhunës.

[/wp-like-locker]

 

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button