KosovaKronika e ZezeLajme
Tre të plagosur në Gjakovë
Tre persona janë plagosur me armë zjarri mbrëmë në Gjakovë. Policia e Kosovës bënë të ditur se ngjarja ka ndodhur rreth orës 1.30 minuta në rrugën “Martin Camaj”, pikërisht në lokalin “Zip-Bar”.
“Efektivët policor menjëherë kishin ndërmarr të gjitha veprimet e mundshme dhe bazuar në të dhënat preliminare kanë arrit që të mësojnë se personat e dyshimtë: Murat L.(1959) dhe Blendi R.(1985), ishin së bashku me viktimat, Luan D.(1981), Uran D.(1977) dhe Noli D.(1993) duke u gostitur dhe pas një kohe nën ndikim të alkoolit ishin fjalosur mes vete ku kishte edhe të shtëna me armë zjarri”, thuhet në kumtesën e Policisë.
Sipas policisë, ndaj personave të dyshuar janë ndërmarr të gjitha veprimet konform Ligjit dhe vendimit të Prokurorit të çështjes.