BotaLajme

Paditet Madonna

Madonna është paditur pasi që ka vendosur të mos “vazhdojë” ndërtimin e një shkolle për vajza në Malawi.

Krijuesja e hitit “Celebration” është përballur me akuza të tetë punëtorëve – të cilët ishin përjashtuar kur këngëtarja kishte vendosur të zëvendësojë panelin e drejtorëve të saj. Punëtorët janë duke kërkuar që t’i kompensohen pagat e papaguara, pasi që ajo shfuqizoi planet për të ndërtuar një shkollë në vendin afrikan me anë të fondacionit të saj “Raising Malawi”.

“Punëtorët e saj janë përjashtuar nga fondacioni “Raising Malawi”, pas një ndryshimi të planit të fondacionit për të mos e ndërtuar shkollën”, tha një avokat me emrin Mzondi Chirambo.

“Klientët e mi janë detyruar të bëjnë një marrëveshje, ku paraqesin diskriminimin që u është bërë duke mos iu paguar rrogat. Ne jemi ankuar për paga dhe përfitime. Punëtorët jetojnë në këtë vend. Gjykata do të vendosë në fund. Nuk është në politikën tonë të komentojmë për gjërat e tjera”.

Chirambo ka shtuar se njëri prej klientëve të tij është edhe Dr. Anjimile Oponyo, njëra prej drejtoreshave të shkollës që është përjashtuar nga puna – e cila ishte ngarkuar për ta ndërtuar shkollën kur Madonna kishte adoptuar djalin e saj David, tani pesëvjeçar, nga Malawi në vitin 2006 – ndërkaq tani ajo ka kohë 14 ditë për t’iu përgjigjur gjyqit.

Sipas Michael Berg – i cili bashkëthemeloi organizatën humanitare “Rasing Malawi” me yllin e muzikës pop – e ka emrin po ashtu edhe në qendrën Kabbalah për shkak të keqpërdorimit të fondeve të fëmijëve për edukim në Los Angeles.

Një grua e pasur nga Kalifornia ka paditur z. Berg, familjen e tij dhe qendrën muajin e kaluar, ku është ankuar se ajo ka bërë një donacion 498 000 dollarë për të krijuar një organizatë për fëmijë që të mësojnë më shumë për besimin Kabbalah (besim izraelit), gjë që asnjëherë nuk është konkretizuar, ka shkruar sot gazeta “New York Daily Post”.

Përderisa në New York, gjykata federale raportohet se është duke hulumtuar për këto financa të cilat janë të lidhur me familjen Berg, qendrën Kabbalh dhe “Raising Malawi”.
Ashtu sikurse Davidin, Madonna ka adoptuar edhe një vajzë gjashtëvjeçare nga Malawi në vitin 2009, e cila i është bashkuar edhe fëmijëve të tjerë Lourdes dhe Rocco.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button