Tronditet Kim, Kanye West është gay
Kim Kardashian nuk po mund të gjejë qetësi. Ajo u përball me divorcin vetëm 72 ditë pas martesës, u kritikua shumë për zgjedhjen e veshjeve gjatë shtatzënisë dhe tani është në qendër të sulmeve sipas të cilave, babai i foshnjës së saj ende të pa lindur është homoseksual.
Revista “Touch” bazuar në burimet e saj shkruan se Kanye ishte në lidhje romantike më një mashkull, të cilin Kim e njeh dhe ai është disenjatori i fustanit të saj në “Met Gala” Riccardo Tisci.
Ky djalë thuhet se ka blerë një apartament në afërsi të shtëpisë luksoze të Kanye.
Ai gjithashtu thuhet se e ka ftuar atë në shtëpinë e tij në Paris ndërsa West muajt e fundit i ka kaluar në kryeqytetin francez gjatë punës në albumin e ri dhe po flitet se West ka pasur një lidhje dashure homoseksuale.
Reperi vjetëve të fundit ka qenë në vëmendjen e mediave për “homoseksualitetin” e tij të cilat u shtuan pasi kaloi shumë kohë me një mashkull në Paris.
“Ata janë shumë të afërt. Ata kaluan shumë kohë së bashku në apartamentin e Kanye”, supozohet të ketë thënë një shoqe e Kim.