Tronditet Serbia: Vajza serbe u konvertua në myslimane (VIDEO)
Nga Snezhana Hyrije Nikoliqin nga Smederevska Pallanka ka hequr dorë e gjithë familja, përveç nënës së saj, duke e konsideruar turpin e familjes, por as ky fakt nuk e ka dekurajuar vajzën serbe që të konvertohet në fenë islame, edhe pse tash jeton e vetmuar në një banesë me qera.
Ajo këmbëngulë që të shërbejë si shembull për të rinjtë që duan ta ndërrojnë fenë.
Snezhana, që tash e ka marrë emrin Hyrije, thotë se e ka agjëruar Ramazanin para se të konvertohej në myslimane, kurse kalimi i saj nga feja ortodokse në katolike e ka tronditur Serbinë.
“jam ndie e fuqishme gjatë agjërimit”, thotë Hyria, e cila tregon se shehadetin e ka mësuar derisa lozte me shoqet e saj myslimane, ndërsa më vonë pas përfundimit të shkollës fillore nga kureshtja dhe dashuria për islamin ka mësuar edhe pjesë të tjera nga Kurani, transmeton Telegrafi.
Nëna e saj e kishte pranuar vendimin e së bijës, por nuk ishte pajtuar që ajo të mbulohej me shami.
Shehadetin e kishte thënë para imamit të xhamisë Altan Adem, hafëz Irfan el. Maliqit dhe përkundër kundërshtimit të nënës së saj, shumë shpejt e kishte pranuar fenë e saj duke vendosur edhe shaminë në kokë.
Përveç nënës, pjesa tjetër e familjes ka hequr dorë nga ajo, duke konsideruar se ajo e ka rrënuar manastirin dhe se është turpi i tërë familjes.
“Edhe pse tash jetoj vetëm në një banesë me qera, nuk heqi dorë. Fuqia e fesë dhe dashuria për islamin më jep forcë që të jem shembull për të rinjtë”, thotë Hyrija.
Porosia e saj në emisionin televiziv “Muhabet grash” (Zenski muhabet), që u është bërë prindërve të cilët ua ndalojnë vajzave të tyre që të bartin shaminë: “Mbulesa nuk është pengesë, ajo është mbrojtje dhe përmirëson raportet mes njerëzve dhe i afron”.