Tuna ‘garon’ për presidente të Kosovës
Zgjedhjet e parakohshme të cilat pritet të zhvillohen së shpejti dhe të cilat pritet të nxjerrin një parlament të ri, që do ta nxjerrë më pas dhe presidentin e ri, nuk e ka lënë pa u përzier edhe seksi këngëtaren Tuna.
Sipas SH2, Tuna në formë të shakasë, ka prezantuar 14 pika të programit të saj elektoral presidencial, nga të cilat kemi shkëputur disa që janë më interesante.
1. Ligji për të mos punësuar gazetarë jo kompetentë dhe gazetarë që shkallën e inteligjencës mund t’ua masësh me shkallë të Rihterit.
2. Do ndiqen penalisht nëse publikojnë nëpër media llafe kanagjegjesh.
5. Në hyrje të qytetit të ketë KPM (kabina për masturbim) dhe asnjë fshatar të mos lejohet ta kryejë punën e tij pa hyrë në kabinë, për të qenë më i qetë, i kujdeshëm, mos të frustrohet dhe të mos u vërshëllojë femrave e t’i ngacmojë verbalisht.
11. Do t’i legalizoj shtëpitë publike, pasi që është në favor të popullatës në të gjitha mënyrat. Me aktin e legalizimit do të ulen çmimet dhe është e kapshme që çdo idiot ta paguajë. Në këtë mënyrë largohen nervoza, frustracionet, janë më të respektuar, ulet numri i dhunimeve dhe flenë më mirë.
13. Legalizimi i marihuanës. Përqindje e madhe e të rinjve tani janë duke thithur bari dhe të tjerët janë duke e kullotur, kështu që jemi në valë të njëjta. Pse të mos e legalizojmë pra?.