Dhe vërtetë e pritën dhe e përcollën si mbretin!!!
Në këtë prononcim për gazetën beogradase, këngëtari sërb, që siç pohon gazeta këngëtari më i popullarizuar sërb i të gjitha kohërave, pos paraqitjes në televizionet shqiptare, kënaqësisë së Pandi Laços, Salvador Kaçajt, është takuar edhe me ish presidentin Bamir Topi!!!
Kisha shumë fansa në Tiranë, sa që nga ora 7 e mengjesit e deri në ora 10:15 janë mbledhur mijëra femra dhe për tu fotografuar me mua dhe për autografe….
Prandaj planifikoj një koncert në Tiranë, por akoma nuk e kam përcaktuar se ku do të mbahej; në “Pallas” ku e ka mbajtur koncertin e tij Goran Bregoviqi, apo diku tjetër…por planifikoj koncert edhe në Shkodër…!!!
Organizatorët e koncerteve dhe eventeve të ndryshme muzikore, asnjëhere nuk janë shprehur dhe nuk kanë treguar gatishmëri që ndonjë këngëtar shqiptar TA PRESIN SI MBRETIN, sepse si duket për organizatorët e eventeve muzikore, por mbase edhe për publikun kozmopolit ( të mos e them antishqiptar), “lartëmadhëria mbretëri” është rezervuar për Goran Bregoviqa, Zdravko Çoliqa, e ndoshta një ditë do tu vijë edhe Bora Gjorgjeviqi, apo nuk është për tu habitir që nëse del nga Haga, tu vijë e tu këndojë edhe Vojisllav Shesheli…
Goran Bregoviqi u bë Qytetar Nderi i Tiranës, Zdravko Çoliqi u prit si mbret dhe u takua edhe me Bamir Topin –kush e din se në çfar cilësie… e mbase radhën e ka Vojisllav Shesheli të shpallet Mbret!!! Turpi nuk ka fund.