www.Zemra.Org

UÇK kthehet në Likovë?

Disa portale maqedonase lajmërojnë se në Likovë të Kumanovës, është parë një grup i madh ushtarësh me emblemën UÇK.

Këtë informatë gjithnjë sipas portalit maqedonas, e kanë marrë nga shërbimet sekrete. Enigma e këtij lajmi qëndron në faktin se thuhet që mbështetës të këtij grupi të jetë shërbimi sekret francez. Spekulimet shkojnë deri atje që thuhet se për këtë është i inforumuar edhe zv/ministri i MPB-së Xhelal Bajrami.

Dyshimet janë se dë të destabilizohet Maqedonia para samitit të NATO-së , ose grupi i armatosur ka dalë në sipërfaqe pas deklaratës së Hashim Thaçit i cili tha se nëse “preken kufijtë shqiptarët do të jetojnë në një shtet”

Exit mobile version