Shkup, me 17 Prill 2016 Udhëto pa pasaportë! Premtim që BDI e ka dhënë në zgjedhjet parlamentare të vitit 2014, thekson Ministri i Drejtësisë së Maqedonisë, Valdet Xhaferi.
“Sot ky premtim bëhet realitet, qytetarët e Maqedonisë dhe Kosovës udhëtojnë edhe më të lirë, vetëm me letërnjoftime.
Gëzuar për të gjithë, urime për gjeneratat e reja”, thekson më tej ministri Xhaferi. /Zemra.org