VIP

Unikkatil: Tri herë e shtyva biletën kthyese

UnkkatiliReperi shqiptar, Unikkatili, ka deklaruar se e ka shtyrë tri herë biletën e kthimit për Amerikë, pasi kishte përjetuar momente të jashtëzakonshme në vendlindje.

Unikkatili i cili mbajti koncertin e tij në Prishtinë gjatë korrikut ka thënë për Express se tri herë e ka shtyrë biletën kthyese për Amerikë, pasi kaloi momente të mira në vendlindje.

“Fjalët nuk mund ta përshkruajnë vizitën time në Prishtinë. E jo vetëm në Prishtinë, por vizitova çdo rajon të Kosovës, e po ashtu edhe Shqipërinë, Malin e Zi, Kroacinë, Gjermaninë, Zvicrën e çdo gjë që kam përjetuar prej shqiptarëve të këtyre rajoneve ka qenë fenomenale”.

“Aq fenomenale, sa që e kam shtyrë tri herë biletën e aeroplanit për shkak se nuk kam dashur të kthehem”, ka thënë Viktori.

Pos tjerash ai shtoi se suksesi i tij erdhi për shkak të motivimit nga miqt dhe familja.

Unikkatili më 15 korrik të këtij viti mbajti një prej koncertve më të mëdha në epokën e re të vendit tonë, me rreth 25 mijë fansa që ishin të pranishëm në Stadiumin e Qytetit të Prishtinës.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button