KosovaLajme

Urim Krasniqi nuk ishte ushtar i UÇK-së?

Urim KrasniqiI njohur fillimisht si dëshmitari anonim “I” e më vonë pas kërkesës për të dalë para publikut, Urim Krasniqi asnjëherë nuk ka qenë pjesëtar i UÇK-së. Në kushte anonimiteti këtë e kanë konfirmuar për Express edhe zyrtar të OVL-UCK në Malishevë. Të njëjtit nuk i është dhënë as kartela e veteranit, pasi asnjëherë nuk u gjet ndonjë dëshmi se ai ka qenë në luftë.

Urim Krasniqi, që deri para pak ditësh ishte dëshmitar anonim në rastin “Kleçka” i njohur si dëshmitari “I”, kurrë në jetën e tij nuk ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Ai nuk ka luftuar kurrë për Kosovën. Të paktën askush në Malishevë nuk e njeh si të tillë, shkuan Express.

Si pjesë të ushtrisë nuk e njeh as Organizata e Veteranëve të Luftës, dega në Malishevë.

Burime të portalit Express, nga kjo organizatë kanë thënë se Urim Krasniqi ka gënjyer kur ka thënë se gjatë dëshmisë dhënë prokurorit italian Maurizio Salustro se ka qenë pjesë e ushtrisë gjatë luftës në Kosovë, ka gënjyer.

“Ky djalë kurrë në jetën e tij nuk ka qenë ushtar. Ai kurrë nuk ka veshur një uniformë të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës”, ka thënë ky burim për Express, në kushte anonimiteti.

Por kjo, nuk e ka ndaluar atë që të kërkojë statusin e veteranit të luftës. Sipas të njëjtit burim, përveç se ka gënjyer, dëshmitari i Salustros gjithashtu ka aplikuar në listën e veteranëve. “Ai paraprakisht ka aplikuar për kartelë të veteranit të luftës, por komisioni e ka refuzuar një kërkesë të tillë, pasi nuk është gjetur asnjë fakt se ai ka qenë pjesëtar i UÇK-së ndonjëherë në jetën e tij”.

“Madhe gjatë luftës ai ka qenë shumë i ri për të qenë pjesë e ushtrisë. Dhe normalisht qëllimi i tij ka qenë që të përfitojë materialisht nga kjo situatë”, ka thënë po i njëjti burim.

Krasniqi dyshohet se është nxitur nga tashmë i ndjeri Agim Zogaj, i njohur si dëshmitari “X” që të bëhet pjesë e dëshmitarëve në rastin “Kleçka”, ku akuzohet Fatmir Limaj dhe anëtarë të tjerë të ish-ushtrisë së UÇK-së për krime luftë.

34 vjeçar nga fshati Terpezë i komunës së Malishevës, emri i të cilit u bë i njohur për publikun vetëm pasi deshi që nga dëshmitari anonim të dalë e të flasë para publikut, gjatë gjithë kohës prej vitit 2010 kur ka dhënë dëshminë e tij para prokurorit si njëri ndër personat që është arrestuar dhe është mbajtur në qendrën e paraburgimit në fshatin Kleçkë, ka than që ka qenë pjesëtar i Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Megjithëse ai në vazhdimësi e ka ngatërruar datat se kur i ishte bashkuar UÇK-së. Ai fillimisht i kishte thënë prokurorit se është bërë pjesë e ushtrisë në vitin 1998, derisa kur u mor në pyetje nga trupi gjykues ditë më parë ai tha se iu bashkëngjit të njëjtës ushtri në vitin 1999.

Së fundmi Urim Krasniqi (dëshmitari I) ka refuzuar të dëshmojë para gjykatës për rastin “Kleçka” duke pretenduar se prokurori Maurizio Salustro në kohën kur e ka marrë atë në pyetje në rolin e dëshmitarit, ka ushtruar presion dhe dhunë psikike mbi të.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button