Dashuria

Urime Ditelindjen për Fëmijë

Në vazhdim do të mund të gjeni urime për ditelindjen e djalit dhe vajzës suaj!

Urime për ditelindjen fëmijës më të mirë qe unë njoh! Ti je i zgjuar, gazmor, dhe i ëmbël, kombinim perfekt!

Super heronjtë janë të rrallë këto ditë, por mirësia dhe ndihma që ti tregon ndaj familjes dhe shokëve shkëlqen dhe të bën ty më shumë se një super hero për ne. Gëzuar ditëlindjen!

Këndoni një këngë gëzimi dhe falënderimi për fëmijën me të mirë në qytet! Gëzuar ditëlindjen buçko i babit!

Një ditë, Perëndia na bekoi me dhuratën më të bukur të mundshme. Me ty zemra jonë! Jeta jone nuk kanë qenë më e njëjta por është bërë më e bukur. Gëzuar ditëlindjen, djali / vajza jonë!

Gëzuar ditëlindjen princit tonë! Urojme qe dita e sotme të sjellë të gjitha gëzimet që ke deshiruar. Dhe mos harro dhuratat!

Unë kisha në mendje të bëja një dhuratë të madhe për ditëlindjen tënde, por në vend të kësaj unë do të japë dicka tjetër. Mendoj se do të jetë më emocionuese të kalojmë sëbashku një ditë të tërë duke bërë shopping se sa të shihja të hapje vetem një kuti. Gëzuar ditëlindjen!

E shpejtë si një makinë gare, jeta jote po kalon. Mbaj duart në timon, mos harro rripin e sigurimit dhe shikimin perpara. Gëzuar ditëlindjen, kampion!

Princeshat vijnë në të gjitha ngjyrat dhe moshat. Ti, e dashura ime, je më e mira dhe më e bukura nga të gjitha. Kalofsh një ditëlindje të paharruar!

Është e vështirë të besoj se ti po rritesh kaq shpejtë. Jo shumë kohë më parë, ti ishe një bebe dhe së shpejti do të jesh një adoleshent. Le të ngadalësojmë pak dhe të gëzojmë kohën sebashku më shumë këtë vit. Gëzuar ditëlindjen!

Gëzuar Ditelindjen bukuroshe! Ti je tifozja ime e preferuar!

Ditëlindjet nuk janë të gjitha të lidhura me dhuratat. Edhe pse ato janë të bukura, ka diçka shumë më të rëndësishme, torta!!

Unë nuk jam i sigurt se çfarë të shkruaj për ditëlindjen tënde vajza ime e dashur. Unë mund të them se ti je e gjithë bota për mua. Unë mund të komplimentoj për bukurine tënde të brendshme dhe të jashtme. Dhe, unë mund të them se ti je pjesa që kompleton familjen tonë. Ok, ndoshta unë e dija se çfarë të shkruaja. Gëzuar ditëlindjen!

Urime per ditëlindje yllit me të bukur në të gjithë galaktikën. U bëftë dita jote më e ndritshme se kurrë më parë!

Çdo ditë me ty në jetën tonë bëhet më e veçantë se një ditë më parë. Ti je kaq e dashur për ne dhe ne duam gjërat më të mira për jetën tënde. Gëzuar ditëlindjen për fëmijën tonë të mrekullueshme!

Ti je ëmbëlsia dhe shpirti ynë! Urime për ditëlindje fëmijës që na bën të buzëqeshim çdo ditë.

Ti je i mirë, bujar, dhe i pjekur për moshën që ke biri im. Ti ngulmon në qëllimet e tua çdo ditë dhe frymëzon të gjithë rreth teje. Gëzuar ditëlindjen fëmijës më të mirë!

I dashur fëmijë të qenurit pjesë e familjes sonë është dhurata më e mirë që na është dhënë ndonjëherë. Ti ndoshta nuk je rritur në barkun tim, por ti je rritur patjetër në zemrën time. Gëzuar ditëlindjen, i dashur fëmijë!

Ti je përgjithmonë në zemrat tona. Zoti të bekoftë ndërsa ti rritesh dhe të gjithë të ardhmen tende. Gëzuar Ditëlindjen Zemër!

Me sa mund të them, ti je fëmija më i mirë që kam njohur ndonjëherë. Gëzuar ditëlindjen, bukurosh!

Me kalimin e viteve kam kuptuar qe një gjë është e sigurte. Ti je bekimi më i madh që më është dhënë ndonjëherë dhe mezi pres të shoh se si rritesh ndërsa jetët tona ecin përpara. Gëzuar ditëlindjen!

Hapni rrugen! Djali im mbush 12 vjec dhe është duke filluar rrugën e tij në këtë botë! Gëzuar ditëlindjen, djali im i dashur!

Shikoni jashtë! Po vjen ai, fëmija me i mirë i klasës së IV dhe, kjo është ditëlindja e tij! Nuk ka të treguar se çfarë gjërash të mahnitshme mund të bëjë ai. Urime për ditëlindje për djalin tim të dashur!

Gëzuar ditëlindjen, kampion! Ty të duan dhe adhurojne më shumë se ndoshta mund te kesh imagjinuar ndonjëhere.

Të uroj një ditëlindje të lumtur plot me surpriza dhe dhurata. Gëzuar ditëlindjen Engjëlli im i vogël!

Shpresoj të kesh një feste të madhe për ditëlindjen sot që të sjellë një buzëqeshje të bukur në fytyrën tende.

Të dërgoj urimet më të bukura për një të ardhme të ndritshme dhe vit të suksesshëm.

Urime për ditelindje për vajzën/djalin tim të dashur që e ka bërë jetën tone kaq të veçantë dhe kuptimplotë. Shpresoj që të keni një botë të mbushur plot lumturi dhe gëzim.

Të uroj një festë ditëlindje të gezuar, plot të qeshura dhe të mbushur me surpriza të mrekullueshme!

Është koha për të festuar ditëlindjen tënde i dashur fëmije, një vit i ri dhe plot surpriza janë duke pritur për ty. Filloje këtë vit me gëzim, dashuri dhe kalo çdo ditë në mënyrën më të mirë.

Zoti derdhtë të gjitha bekimet e tij mbi ty fëmija im i dashur për të bërë ditën tënde të veçantë dhe për të mbajtur ty gjithmonë të qeshur.

Ti shkëlqen si një yll dhe ndriçon si hëna. Ky është urimi im për ditëlindjen tënde Engjëlli im i vogël!

Ti je rritur dhe je bërë një vit më i madh sot, një tjetër vit i mbushur me surpriza është duke pritur për ty. U befsh 100 Vjeç!

Sot është një ditë shumë e veçantë për jetën tende, ne deshirojme të themi se te duam shumë fëmija ynë i vogël dhe vazhdo të qeshësh sikurse ke bërë gjithmonë.

Zoti të bekoftë me shëndet të plotë, të ardhme të ndritur dhe një ditë të madhe sot. Edhe 100 Vjeç!

Ditëlindja ështe koha e përkryer për njerëzit që të mblidhen së bashku dhe të tregojnë se sa shume të duan ty – njëri nga ata njerëz jam dhe UNE! Gëzuar diëelindjen vogëlush i dashur.

Urime për ditëlindjen për fëmijën më të dashur unë që unë njoh. Ti gjithashtu je shoku më i shkurtër dhe më i mirë qe unë kam. Te dua me gjithë zemrën time.

Ti ke sjellë kaq shumë gëzim dhe lumturi në jetën tonë. Ne të duam shume vogelushi ynë. Gëzuar ditëlindjen!

Gëzuar ditëlindjen fëmijës më të ëmbël në të gjithë botën.Edhe 100 Vjeç!

Urime për ditëlindjen super heroit tim të vogël. Uroj që kjo ditë të jetë e mbushur me shumë lumturi dhe shumë gjëra të mira.

Të dua shumë bubrreci im i vogel! Ti je kaq i bukur, i zgjuar dhe i ëmbël. Kënaqem shumë të shikoj ndërsa ti rritesh, por kam frikë se po rritesh shumë shpejt. Të kam xhan.

Në ditëlindjen tënde, gjithmonë mos harro se sa me fat je, të rrethohesh nga gjithë ata që të duan. Kënaqu me tortën dhe dhuratat që të kanë sjellë. Kalofsh një ditëlindje të paharruar!

Ti je drita e jetës, krenaria dhe gëzim im. Urime për ditëlindje engjëllit tim.

Shumë fat dhe urimet më të mira për fëmijën më të bukur të gjithë universit në ditëlindjen e tij. Edhe 100!

Unë mezi kam pritur për këtë ditë gjatë gjithë vitit, Urime për ditelindjen engjëllit tim të çmuar. Të dua shumë.

Ti ke sjellë kaq shumë gëzim në jetën tonë, vogelush. Gëzuar ditëlindjen dhe shpresoj të kënaqesh shumë sot.

Të dërgojmë shumë puthje, përqafime dhe urime për ditëlindje për fëmijën tonë të ëmbël.

Të urojmë një ditëlindje plot me lodra, ëmbëlsira, çokollata dhe argëtim për fëmijën tonë më të mirë.

I dashur vogëlush, buzëqesh, qesh, luaj; sot është ditëlindja jote. Edhe 100 Vjeç!

Të uroj një ditelindje fantastike dhe të lumtur engjëllit tim të vogël.

Uroj që ditelindja e fëmijës më të zgjuar në botë të jetë e ëmbël si mjalti. Edhe 100 Vjeç!

Unë lutem për një të ardhme të ndritshme për ditëlindjen e engjëllit të vogël.

Shiko jashtë; fluturat po vallëzojne në lule për të festuar ditëlindjen tende.

Show More

Related Articles

3 Comments

  1. Urime e Dashura Ime

    Per vajzen e cila me ndihmoj ta kuptoj definicionin e jetes ne thelb. Ditelindja jote eshte nej dite shume speciale per mua dhe shume e rendesishme per ne te dy. Te dua shume bukuroshja ime, jeta ime, zemra ime dhe vete jeta ime. Shume Urime Ditelindjen dhe se bashku te festojm te gjitha ditelindjet..! Te duaaa…!

  2. Ti je duke e festuar ditelindjen tende, mirpo une dhe shume te tjere jane duke festuar diten kur ti erdhe ne kete Bote dhe e bere Boten tone me te mire, ti e bere nje bote me te lumtur per ne. Andaj Faleminderit qe ti egziston dhe SHUME URIME PER TY.

  3. Te deshiroj gjithë te mirat
    Sot eshte nej dite speciale per ty, nje dite mjafte e rendesishme jo vetem ne jeten tende mirpo ne jeten e te gjithe atyre qe kan rendesi per ty. Vitet kalojn mirpo ti mbetesh personi me i dashur ne jeten time, andaj sot festo, gezo dhe ndjehu i/e lumtur sepse je arsyeja e buzqeshjes se shume personave, je arsyeja e lumturis se shume personave, dhe mbi te gjitha SHUME URIME PER TY drita e syve te mi. TE DUA shume. Shummm Shummm Urime per ty.

Leave a Reply to besarta Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button