Dashuria

Urime Shen Valentini

Shen Valentini njihet ne te gjithe boten si “Padroni i te dashuruarve”. Ky percaktim lindi nga nje sere legjendash, te cilat jane shtuar me kalimin e kohes.

Trendafili i bashkimit, femijet, pellumbat, dashuria sublime, te gjitha gjerat qe e kane bere ate nje feste model per te dashurit

Qe te dashuruarit te duhen per te gjithe jeten, dhe me shume ne kete dite, nuk mjafton vetem dita e “Shen Valentinit”. Jane disa elemente, qe na vine nga shekujt e kaluar dhe jane shtuar ne kohe, qe e bejne kete feste kaq te madhe dhe kaq popullore ne te githe boten.

Trendafili i bashkimit
Shen Valentini ishte duke degjuar nje dite, teksa ziheshin dy te rinj te fejuar, te cilet po kalonin pertej kopshtit te tij. Valentini iu doli perpara sakaq, me nje trendafil te bukur ne dore. Me nje fytyre te qete, e te shndritshme qe rrezatonte plaku i mire dhe trendafilin e mbajtur lart e dhuroi per ciftin. Ky veprim pati fuqine magjike qe te bente paqe mes dy te rinjve te dashuruar. Kur ai u dhuroi te dyve lulen e purpurt, iu kerkoi te dyve te shrengonin bishtin e lules me kujdes per te mos u shpuar dhe shpjegoi lidhjen e dy personave te martuar. Paskesaj, dashuria e tyre ishte kthyer si me pare. Te dy te rinjte u kthyen menjehere tek ai. Me deshiren e tij dhe vullnetin e te rinjve, ishte pikerisht Shen Valentini, i cili bekoi martesen e tyre te lumtur. Me tu bere e njohur kjo gje u be nje proces ndaj Valentinos. Por prifti kishte dhe preokupime te tjera, me te cilat duhej patjeter te merrej, prandaj percaktoi per ate bekim daten katermbedhjete te muajit. Dhe katermbedhjete e muajit mbeti, por u ngushtua ne ate te shkurtit, sepse ne ate dite ai vajti te celebronte dasmen ne parajse.

Femijet
Shen Valentini mbante dhe kujdesej per nje kopesht shume te bukur prane nja lugine. Ne kete livadh, ai lejonte qe te luanin te gjithe femijet. Ai here pas here dilte ne dritaren e kishes per ti pare, e per te ndjere pak nga gezimi dhe hareja e tyre feminore. Kishte te njejtat virtyte si Jezusi, i cili thoshte; “Sinite parvulos venire da me”. Kur behej nate ai zbriste ne kopesht dhe te gjithe femijet e Zotit lodronin rreth tij. Atehere ai i bekonte te gjithe. Pastaj i jepte secilit nga nje lule me keshillen, qe t’ia conin nenes, duke bere keshtu qe te ktheheshin ne shtepi heret dhe te rritej dashuria dhe respekti per prinderit. Ne kete kegjende kuptohet mjaft mire origjina e dhuratave te vogla, te cilat sot iu jepen personave te dashur.

Dashuria sublime
Ishte nje vajze e bukur me emrin Serapia, e cila jetonte ne sheshin Terni, aktualisht sheshi Clai. Andej kalonte shpesh nje djale i ri. me emrin Sabino. Syte e tij nuk shqiteshin nga ato te Serapias. Kjo beri qe djaloshi te na dashurohej dhe i kerkoi te behej gruaja e tij. Por prinderit e saj nuk donin sepse Sabino ishte pagan , ndersa ata ishin kristiane. Atehere, vajza, i sugjeroi te shkonin tek prifti i tyre, te mesonin e te bekoheshin prej tij. Gje, te cilen Sabino, per dashurine e te dashures se tij e beri. Por, kur kjo pengese u kapercye, doli nje tjeter me e madhe. U zbulua se Serapi vuante nga nje semundje e rende. Deshperimi i prinderve dhe i te riut ishte shume i madh. Menjehere familjaret sollen ne shtratin e vajzes priftin. Sabino iu lut njeriut te shenjte qe ai mos ta ndante nga e dashura e tij. Valentino ngriti duart dhe zerin ndaj babait te te gjitheve. Dhe nje gjume bamiresie bashkoi perjetesisht dy zemra me rrahje te sinkronizuara, ndersa shtrengoheshin ne perjetesi.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button