Usher nuk ka vdekur!
Ylli i muzikës R&B, Usher, e ka shfrytëzuar internetin për t’i siguruar fansat e tij se spekulimet e tmerrshme – sipas të cilave, ai ka vdekur në një aksident me automjet – janë të rreme.
Këtë javë, Global Associated News publikoi një artikull ku thuhej se krijuesi i hitit “Confessions” ishte përfshirë në një aksident trafiku në New Mexico dhe kishte humbur jetën.
“Ai është shpallur i vdekur në vendngjarje nga ekipi paramjekësor që iu përgjigj thirrjes për aksidentin dhe është identifikuar nga fotografia e letërnjoftimit që u gjet në trupin e tij”, thuhej mes tjerash në artikull.
Mirëpo, Usher ka shfrytëzuar profilin e tij në Twitter, për të dëshmuar se këto pohime janë vetëm mashtrim. Ai ka publikuar një fotografi i zhveshur në pjesën e sipërme, nën të cilën shkruante se është shëndosh e mirë.