Ushqime që duhet t’i hani nëse doni dhëmbë të bardhë
Dhëmbët e bardhë janë të adhurueshëm, por fatkeqësisht duhet shumë punë dhe përkujdesje për t’i mbajtur të tillë
Përpos zbardhimit dhe teknikave në kushte shtëpie që me siguri i keni dëgjuar të gjithë, duhet të bëni kujdes me ushqimet që konsumoni.
E dini që disa lloje frutash janë miq të ngushtë me dhëmbët e bardhë? Nëse jo, hidhini një sy listës më poshtë:
Karotat
Karotat janë si një pastë dhëmbësh e ofruar nga natyra. Ato ndihmojnë në zhdukjen e njollave të dhëmbëve dhe përmirësimin e ngjyrës së tyre.
Dredhëzat
Kanë një veti pastruese dhe ju ndihmojnë gjithashtu për të mbajtur mishrat e dhëmbëve të shëndetshëm, me anë të vitaminës C që ato përmbajnë.
Mollët
Ato nuk janë vetëm të pasura me vitamina dhe ushqyese, por përmbajnë fibra të cilat i zbardhin dhëmbët tuaj dhe ju ndihmojnë të eliminoni bakteret.
Dardha
Me përmbajtjen e lartë të ujit, dardha ju ndihmon të neutralizoni acidin e gojës që shkakton probleme tek dhëmbët.