www.Zemra.Org

Ushqimet që e shkaktojnë erën e keqe të gojës dhe që duhet t’i shmangeni

Ushqimet dhe pijet kanë ndikim të madh në atë se çfarë ere mban goja juaj.

Ekspertët tregojnë se disa ushqime kanë më shumë tendenca ta shkaktojnë erën e keqe të gojës sesa disa tjera.

Dr. Harold Katz, dentist, i ka përmendur tri ushqimet që duhet t’i shmangni sepse priren të shkaktojnë erë të keqe.
Ushqimet me shumë erë

Këtu bëhet fjalë për ushqimet si qepët, hudhrat, etj.

Ushqimet me shumë proteina

Ushqimet si mishi, produktet e bulmetit dhe fasulet janë burim i preferuar i ushqimit për bakteret që lidhen me erën e keqe të gojës.

Ushqimet dhe pijet acidike

Domatet, ananasët, frutat citrikë dhe kafja janë në mesin e pijeve/ushqimeve që shkaktojnë erë të keqe të gojës sepse përmbajnë nivele të larta të acideve, të cilat e nxisin bakterin të riprodhohet më shpejt

Exit mobile version