LajmeMaqedonia

Ushtria e Iliridës: Nuk do të lejojmë shtypjen e shqiptarëve në Maqedoni

44Në një takim që është mbajtur në Shtabin e Përgjithshëm të Ushtrisë Shqiptare të Iliridës të udhëhequr nga komandanti SHP të USHI, ku morën pjesë të gjithë komandantët e sektorëve dhe udhëheqësit e njësive dhe të formacioneve ushtarake që veprojnë nën komandën e SHP të USHI, u vendos për tu krijuar shtetin e Iliridës brenda Maqedonisë.

Shtabi i përgjithshëm e informon qeverinë e Maqedonisë dhe popullin maqedon se shteti i Iliridës nuk është kundër asnjë kombi, pra, as popullit maqedon, atij serb a grek, por nuk lejon shtypjen e egër të kombit shqiptar nën sundimin maqedon.

Shqiptarët barazohen në Maqedoni vetëm më shtetin e Iliridës.

Maqedonia si shtet i pavarur jeton vetëm më njohjen e shtetit të Iliridës.

USHI fton Unionin Evropian, Paktin Nato dhe SHBA që urgjentisht të bien në kontakt më shtetin maqedon, në mënyrë që të fillohet procedura e shtetit të Iliridës në kuadër të shtetit të përbërë në Maqedoni.

USHI do të fillojë aksionet adekuate në ndërtimin e shtetit të Iliridës në kohën dhe në momentin e duhur, thuhet ë komunikatën e Shtetit të Iliridës të firmosur nga Komandanti Dibran Shpati.

22

33

Show More

Related Articles

Back to top button