Shtabi i përgjithshëm e informon qeverinë e Maqedonisë dhe popullin maqedon se shteti i Iliridës nuk është kundër asnjë kombi, pra, as popullit maqedon, atij serb a grek, por nuk lejon shtypjen e egër të kombit shqiptar nën sundimin maqedon.
Shqiptarët barazohen në Maqedoni vetëm më shtetin e Iliridës.
Maqedonia si shtet i pavarur jeton vetëm më njohjen e shtetit të Iliridës.
USHI fton Unionin Evropian, Paktin Nato dhe SHBA që urgjentisht të bien në kontakt më shtetin maqedon, në mënyrë që të fillohet procedura e shtetit të Iliridës në kuadër të shtetit të përbërë në Maqedoni.
USHI do të fillojë aksionet adekuate në ndërtimin e shtetit të Iliridës në kohën dhe në momentin e duhur, thuhet ë komunikatën e Shtetit të Iliridës të firmosur nga Komandanti Dibran Shpati.