FutbollSport

Ushtria franceze në gatishmëri për huliganët serbë

Mbërrijnë djajtë me pamje njerëzore, kështu shkruajnë gazetat në Francë, para ndeshjes së kthimit të eliminatoreve për Europa League, ndërmjet Rennes dhe C. Zvezdës.

Ardhja e paralajmëruar e disa qindra huliganëve nga Serbia, ka shqetësuar tej mase banorët e qetë të kësaj pjese të Francës, për ç’gjë, policia e atjeshme ka ngritur gatishmërinë në nivelin më të lartë.

Madje, sipas mediumeve, në gatishmëri është edhe ushtria franceze. Serbët në Rennes, do t’i presin vozitjet më moderne të policisë, të pajisura me topa me ujë, sikur edhe formacionet më elitare të policisë dhe ushtrisë, që luftojnë kundër terroristëve.

Shkalla e zbatimit të forcës dhe rendit, është ngritur në nivelin e pestë, kështu që dajaku për serbët është gati. “Nuk duam të rrezikojmë që huliganët ta shkatërrojnë qytetin, apo vrasin dikë. Jemi diku u përgatitur për ardhje të huliganëve nga Beogradi, pasi ata i përkasin grupit më të rrezikshëm dhe gjakpirës.

Për këtë arsye, jemi duke u përgatitur sikur për luftë. I kemi duart e lira që të veprojmë ndaj çdo provokimi”, tha sekretari i Policisë të rajonit të Bretanisë në Francë. Autoritet e atjeshme kanë frikë edhe nga përleshja e huliganëve me shqiptarë nga Kosova, pasi gjatë luftës në Kosovë, janë strehuar shumë vendës tanë në këtë pjesë të Francës.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button