Interesante

Vajza 26-vjeçe ia prenë të dashurit penisin me gërshërë kopshti (Foto)

Një grua është arrestuar, pasi raportohet se ia ka prerë të dashurit penisin me gërshërë kopshti derisa ai ishte duke fjetur.

Brenda Barattini 26-vjeçe, besohet se ia “kishte masakruar penisin” të dashurit të saj 40-vjeç, pasi u fut në shtëpinë e tij tinëzisht derisa ai ishte duke fjetur, transmeton Zemra.org.

Policia në Cordoba të Argjentinës, ka arrestuar Barattinin pasi i dashuri i saj i përgjakur që është identifikuar vetëm si Sergio F, ka arritur t’i telefonoj ndihmës së shpejtë.

Ai është pranuar në spital me “prerje të thella në penis dhe testikuj”, por një gjë është e sigurt se ka mbetur pa organ gjenital.

Ndërkaq, arkitektja Brenda është shpallur fajtore për sulm fizik, por ende nuk i ka treguar policisë arsyen që e detyroi ta ndërmarrë këtë veprim.

Ky rast ka ngjallur kujtimet e Lorna Bobbit, e cila në vitin 1993 ia kishte prerë penisin të dashurit të saj John, ku më pas e kishte hedhur në një fushë. /Telegrafi/

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button