www.Zemra.Org

Emmy u vra në makinën e biznesmenit

Emmy nuk është tërhequr zvarrë por është vrarë brenda në makinën e biznesmenit kosovar Aziz Kelmendi.

Dëshmia vjen nga babai i këngëtares 22 vjecare e cila humbi jetën mbrëmjen e 27 shkurtit, në të dalë të një pubi në afërsi të zones se Varrit të Bamit”, në Tiranë.

Në emisionin me “Zemër të hapur” të transmetuar sot në mesditë në tv NEWS24 babai tashmë i tre fëmijëve, ( pas humbjes së vajzës së tij të vogël, Elsina), Ali Hidersha thotë se vrasja ka qenë me paramendim dhe kërkon nga drejtësia të zbardhet e vërteta.

Atë natë në spital mësova nga shoqja e vajzës time, këngëtarja kosovare se Emmin e kishte vrarë ky biznesmeni Aziz Kelmendi…. “Dua të dalë e vërteta. E vërteta ime është se gocën e kanë vrarë brenda në makinë” – thotë Aliu dhe për ta përforcuar bindjen e tij shton “Në duart e cupes time nuk është gjetur asnjë shenjë. Vajza ka pasur goditje prapa kokës dhe në këmbë. Vetëm aty janë gjetur shenja. Prandaj të dalë e vërteta”- për më tepër shton ai- “Nuk mund të ndodhë që një njeri që të varet në makinë, sic ka thënë ai ( e ka fjalën për dëshminë e biznesmenit) të bjerë dhe të vritet.”

Babai i Emmy-t shkon më tej duke deklaruar se në vrasje mund të jenë përfshirë dhe persona të tjerë.

“Vetëm në makinë nuk ka qenë , se vrasja nuk mund të bëhet vetëm. Nëse do të ndodhte që ai ta ketë tërhequr vajzën me makinë, sic thotë, atëherë pse është larguar nga vendi i ngjarjes për tu kthyer më vonë.”- tregon Ali Hidersha duke shtuar se policia nuk ka gjetur as celulari dhe as cantën e dorës së të bijës. Ai i bën thirrje cdo kujt që mund të ketë parë vrasjen ta ndihmojnë për të zbardhur të vërtetën.

SI MESOVA VRASJEN
Duke kujtuar mbrëmjen e 27 shkurtit Ali Hidersha tregon se kishte qenë në lokalin e tij pranë Liqenit kur shoqja e Emmy-t kishte telefonuar për ti dhënë lajmin se vajza e tij ishte lënduar dhe ishte në Spital Ushtarak. Aliu flet për këngëtaren kosovare Valza Bajra e cila ishte shoqe e Emmy-t dhe ato ditë kishte qëndruar në shtëpinë e tyre.

“Nga ajo mësova se kishte qenë Aziz Kelmendi.”- tregon babai ndërsa kujton se plagët kishin qenë të rënda dhe mjekët nuk i kishin dhënë asnjë fije shprese.

E VERTETA E LIDHJES ME BIZNESMENIN
Aliu mohon lidhjen e vajzës së tij me biznesmenin kosovar, duke thënë se biznesmeni po e përdor për tu mbrojtur, madje e bija i kishte treguar se Azizi e kishte kërcënuar nëse nuk lidhej me të. “10 ditë më para se të ndodhte vrasja, vajza më mori në telefon dhe më tha se do ikte në Kosovë për të bërë aplikimet për të marrë pjesë në reality shoë “Shtëpia Vip” që zhvillohet atje. Po iki në Kosovë, ai më kërcënon, por ti mos ki merak.”- mësohet ti ketë thënë Elsina të atit.

Për Ali Hidershën vrasja është me paramendin ” Do të nxij jetën po nuk u bashkove me mua” e ka kërcënuar ai, dhe këto kërcënime vajza mi ka thënë mua – vazhdon dëshminë babai i këngëtares 22 vjecare në emisionin “me zemër të hapur”

Zoti Hidersha tregon se biznesmenin kosovar, pronar i  hotelit Palas, në Pejë e kishte njohur në tetor të vitit të kaluar pasi ky i fundit kishte ndërmjetësuar për të blerë një makinë, madje ata kishin udhëtuar bashkë një herë drejt Kosovës. “

Që prej mbrëmjes së 27 shkrutit biznesmeni kosovar, pronar i bisa pabeve e lokaleve në Kosovë, si dhe babai i 5 fëmijëve me dy martesa të ndryshme ndodhet i arrestuar për akuzën e vrasjes së këngëtares me origjinë nga Skrapari.
Nga ana e tij 47 vjecari pretendon se vdekja ka qenë aksidentale dhe jo një vrasje e qëllimshme.

Elsina Idershai 22- vjeçarja me origjinë nga Skrapari ndryshe Emmy, është bërë e njohur katër vitet e fundit në Shqipëri dhe Kosovë. Disa nga këngët e saj më të suksesshme janë: “Let it play”, “Pse të dua ty”, “Rastësisht u pa¬më”, “A ma jep”, etj.

Exit mobile version