Në hyrje të qytetit të Tetovës janë shfaqur grafite ofenduese. “Vdekje për shqiptarët”, “Vdekje ose liri”, “Maqedonia-Serbia” janë ofendimet ndaj shqiptarëve ndërsa “Vdekje e kaurëve”ofendim ndaj maqedonasve.
Policia arsyetohet se nuk mund të marrë masa pasi të njëjtat shënohen gjatë orëve të natës dhe në vende më pak të frekuentuara, megjithëse janë në kundërshtim me ligjin për pastërti publike. “Kur bëhet fjalë për mbishkrime me përmasa më të mëdha ofenduese, që mund të shkaktojnë edhe prishje të rendit dhe qetësisë publike, atëherë dënimi është prej dy mijë deri në 3 mijë euro”, thotë Marjan Josifovski, zëdhënës i SPB-së në Tetovë.
Grafitë të këtilla në Tetovë u paraqiten edhe gjatë vitit të kaluar nëpër shkolla fillore dhe vende publike.