VIP

Kjo është dashnorja e re e DiCaprio-s

Duket se Leonardo DiCaprio nuk mund të ngopet me manekine dhe tashmë e ka gjetur të tretën me radhë, me të cilën e kalon kohën e lirë. E fundit në listën e gjatë të tij, është Madalina Ghenea, me origjine nga Rumania, me të cilën aktori ka kaluar një vikend të nxehtë në Sidnei.

Manekinia seksi e ka vizituar aktorin në pronën e tij, ku është duke qëndruar derisa po xhiron filmin “The Great Gatsby”. Madalina është e vetëdijshme se ka një konkurrencë të fortë, sepse Leonardo në të njëjtën kohë po takohet me dy manekine të tjera.

Qëkur i ka dhënë fund lidhjes së tij me aktoren Blake Lively, me të cilën ishte lidhur pas ndarjes nga modelja Bar Refaeli, Leo kohë pas kohe takohet me manekinet Alyce Crawford dhe Kendal Schuler, të cilat e vizitojnë kur ai i thërret.

Nga të dyja këto ai kërkon që të jenë diskrete dhe se ato janë të vetëdijshme se nuk ka asgjë serioze në lidhjen e tyre.”Leo u ka thënë që ta vizitojnë kur të duan dhe ato tashmë disa herë kanë qenë në folenë e tij. Ai vetëm insiston në diskrecion”, ka thënë një burim.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button