www.Zemra.Org

Vendkalim i ri kufitar mes Maqedonisë dhe Serbisë

Ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovska dhe kolegu i saj serb, Ivica Daçiq do ta lëshojnë në përdorim vendkalimin ri kufitar ndërmjet Maqedonisë dhe Serbisë, Cercoria e Madhe – Golesh.

Vendkalimi kufitar është i dedikuar për komunikacion lokal kufitar, ndërsa para se gjithash  për banorët në afërsi të kufirit mes dy shteteve.

Në solemnitet të dy ministrat do të nënshkruajnë  edhe Memorandum për bashkëpunim mes ministrive të punëve të brendshme të Republikës të Maqedonisë dhe Republikës të Serbisë, në sferën e kontrollit të brendshëm.

Exit mobile version