Sipas burimit, urdhri i Nekelkoviqit ka pasuar një ditë pas vizitës që i ka bërë Zubin Potokut, ministri për Kosovë, Goran Bogdanoviq.
“Të dielën pasdite dhe gjatë ditës së hënë, një numër i madh i qytetarëve serbë i kanë pajisur automjetet e tyre me targa të reja të Serbisë. Krerët e Qeverisë në Beograd, mendojnë se vendosja e targave të reja është gjest patriotik, si dhe kthejnë Serbinë në pozicion më të favorshëm karshi Kosovës në bisedime që janë duke u zhvilluar”.
Ndryshe, në fund të muajit shkurt dhe në fillim të marsit, mbi 180 serbë kosovarë kanë pajisur automjetet e tyre me targa të reja të Serbisë, ndërkohë që Ministri i Punëve të Brendshme, Bajram Rexhepi, pati lëshuar një urdhër për konfiskimin e këtyre targave.