E vërteta e marrëdhënies time me Albana Osmanin
Ai është jo vetëm një ndër aktorët shqiptare më të talentuar dhe të suksesshëm të momentit, me një famë që i kalon kufijtë, por edhe një ndër meshkujt e konsideruar seks simbol.
Kur përmendet emri i tij, vajzat çmenden. Kohët e fundit ka qenë shpesh i lakuar nëpër media, por duket se prezenca e tij asnjëherë nuk mjafton.
Është Albana Osmani një ndër gjërat e shtrenjta që ke ti për momentin?
-Albana është një nga mikeshat e mia.
Për shumë kohë e ke mohuar që ke një lidhje me të, ndërkohë që në faqen tënde në Facebook nuk nguron të vendosësh foto të Albanës të shoqëruara nga zemra dhe fjalë dashurie. A mund të na tregosh një herë e mirë si qëndron e vërteta?
-Të gjitha ato që shikoni ju në Facebook janë vetëm shprehje e respektit që kam për të.
Na ka bërë përshtypje ajo ccfarë ke deklaruar në një intervistë pak kohë më parë, që personazhi femëror që ke takuar nga afër dhe që të ka zhgënjyer më shumë ka qenë Monika Belluci. Jemi shumë kuriozë të dimë, ccfarë të ka zhgënjyer?
-(Qesh) Shumë njerëzve u ka mbetur mendja te kjo që kam thënë. Nëse do të thosha atë që kam përjetuar si “zhgënjim” do të ishte jo e ndershme para së gjithash ndaj asaj si femër, prandaj dhe nuk do e them. Por lexuesit mund të bëjnë krahasimet mes asaj se si e shohin atë në ekranet e kinemave dhe si e perceptojnë atë (veçanërisht meshkujt). Të njëjtin perceptim e kisha edhe unë, ndërkohë që nga afër…
Të konsiderojnë një seks-simbol. Cila është gjëja që, sipas teje, i tërheq më shumë femrat te ti?
-Po si të them… duhet të ketë disa gjëra. Por për to nuk dua të flas unë. S’do të kishte kuptim…
Ka nisur zyrtarisht muaji i madhërishëm i Ramazanit. Do të agjërosh?
-Patjetër, kur janë mundësitë, nëse nuk jam në udhëtime.
Do ta konsideroje veten një mysliman të devotshëm?
-Veten e konsideroj si besimtar të devotshëm dhe mysliman të moderuar.
Cili është mëkati më i madh që ke bërë?
-Nuk kam mëkate të mëdha siç thoni ju, fundja mëkatet nuk i numërojnë njerëzit por tjetërkush. Dhe mirë që është kështu, pasi askush nuk do i pranonte ato.
Jemi në kulmin e sezonit veror. Ku dhe me kë do t’i kalojw pushimet Blerimi?
-Për mua pushime janë intervalet kohore mes dy angazhimeve dhe si gjithmonë filmat xhirohen në verë për shkak të dritës së diellit, kështu që këtë periudhë jam mjaft i angazhuar. Megjithatë, do të gjej një kohë për plazh, ku dhe më kë… ende nuk e di.