www.Zemra.Org

Vesa Luma & Teuta Kurti, dyshja më e mirë?

Programi i ri muzikor “Dyshet fantastike” në kuadër të emisionit ‘E Diell’ në Top-Channel ka vazhduar me javën e dytë të garës.

Në javën e parë performanca më e dalluar ishte nga dyshja Tuna & Noizy, ndërsa në javën e dytë dyshja që shkëlqeu më së shumti ishte dyshja e përbërë nga këngëtaret Juliana Pasha dhe Yllka Kuqi. “I don’t want to miss a thing” ishte kënga të cilën këngëtaret me një zë shumë potent e kishin përzgjedhur për javën e dytë, që kishte temën ‘këngë nga filmat’.

Edhe këtë javë nuk mungoi performanca e mrekullueshme e Tunës. Kësaj here Tuna u ngjit në skenë pa Noizyn por ajo u shoqërua nga një grup fëmijësh të cilët interpretuan këngën “Si zogjtë me cicërima”, kolona zanore e filmit shqiptar “Kur xhirohej një film”.
Nuk mungoi edhe paraqitja sharmante e vëllezërve Endri dhe Stefi, performancat e bukura nga Çiljeta e Shpati, Rovena e Mentori dhe performanca energjike nga Teuta e Vesa.

Të pyetur nga Top-Chanel se si këngëtarët do ndihen në fund të garës kur do të zbulohen rezultatet, shumica e këngëtarëve kanë thënë se nuk e shohin këtë emision si konkurrencë në mes tyre, por Vesa Luma mendon ndryshe.

Vesa e konsideron dyshen e saj me Teutën si dyshja pretendente për çmimin e parë “Dyshja Fantastike”. Kjo dyshe ishte e vetmja këtë javë e cila i dha 3 pikë vetes.

Exit mobile version