Numri i maqedonve në Maqedoni gjithnjë e më shumë zvoglohet, kurse rritje shënon numri i shqiptarëve dhe turqve.
Kështu nëse shëtiteni nëpër disa vendbanime të banuara kryesisht me maqedon fitohet përshtypja se ato çdo ditë e më pak banorë kanë.
Kjo vërtetohet edhe nga të dhënat e Entit Shtetëror Statistikor.
Kështu në vitin 2002 në 141 fshatra nuk jetonte asnjë banorë, derisa 445 fshatra kishin më pak se 50 banorë dhe në to gjithësej jetonin 9.290 banorë. Kurse në 180 fshatra jetojnë më pak se 100 banorë, dhe në to gjithësej jetojn 12.906 banorë. Në të vërtet, këto janë fshatra në të cilat me vite nuk lindin fëmijë. Nataliteti në këto vendbanime thuajse është zero, për dallim nga mortaliteti që çdo ditë e më shumë është më i madh.
Kjo nuk është dukuri vetëm në komuna të vogla, por është dukuri thuajse në të gjitha komunat ku dominojnë banorët maqedonas.
Për dallim prej këtyre vendbanimeve, fshatrat në Maqedoninë veriperëndimore janë dukë e bërë gjithnjë e më të mëdhenj dhe është normale që këto fshatra të kenë disa mijëra banorë.
Ndoshta tingëllon e habitshme, por edhe në komunat e Shkupit të banuara me shumicë maqedone, numri i të vdekurve dhe të lindurve ose është i barabartë ose më shumë ka të vdekur se të lindur. Për shembull, komuna e Kisela Vodës ku në dhjetë muajt e parë të 2011 kishte 108 banorë më shumë, të vdekur se të lindur.
Në vazhdim ju prezantojm disa të dhëna:
1. Komuna Qendër
* Maqedon të lindur 450
* Maqedon të vdekur 526 (-76)
*Shqipëtar të lindur 157
*Shqipëtar të vdekur 33 (+124)
2. Rajoni i Shkupit
* Maqedon të lindur 3634
* Maqedon të vdekur 3820 (-186)
*Shqipëtar të lindur 2960
*Shqipëtar të vdekur 796 (+2164)
Këto të dhëna tregojnë se maqedonasit për një periudhë të shkurt mund të bëhen pakicë në Maqedoni. Sipas Entit Statistikor, ulja e numrit të banorëve paraqitet më së shumti në pjesën lindore dhe qendrore të Maqedonisë. Kështu në Veles kishte 171 banorë maqedonas të lindur dhe 100 të nacionaliteteve tjera (shqiptarë, turq, romë, boshnjak). Situata në Komunën e Çashkës është edhe më alarmante për maqedonasit. Raporti është +100 për shqiptarët dhe -37 për maqedonasit.
Problem me natalitetin paraqitet edhe në Berovë dhe Pehçevë. Në Berovë në vitin 2011 janë lindur 89 fëmijë kurse kanë vdekur 137 banorë. Kurse në Pehçevë kanë lindur 27 fëmijë dhe kanë vdekur 70 banorë.
Duhet të theksohet që në Maqedoninë Lindore gjithnjë e theksuar është dukuria që popullata rome të regjistrohet si popullatë turke. Gjithashtu në numër të konsiderueshëm janë edhe tuqrit që jetojnë në këtë rajon dhe këto së bashku kanë rritje krahasuar me maqedonasit. Dhe në këtë regjion i kemi këëto numra.
1.Karbinci
Popullata maqedone -38
Popullata turke +19
2.Strumica
Popullata maqedone -15
Popullata turke +118
3.Radovish
Popullata maqedone -38
Popullata turke +65
4.Vasileva
Popullata maqedone +7
Popullata turke +43
Dhe si duket me kalimin e kohës harta e Maqedonisë do të duket si në foto.