Veteranët ushtrakë kroatë, të cilët që mbrëmë protestojnë në qendër të Zagrebit , pasi që konsiderojnë se i janë rrezikuar të drejtat dhe kërkojnë dorëheqjen e ministrit resor Predrag Matiq, e shkatërruan kordonin policor, dhe si pasojë pati tendosje të situatës rreth Sheshit të Markos, njoftoi RTK.
Veteranët ushtarakë u përleshën me policët dhe në drejtimin e tyre kanë hedhur pishtarë, dhe si pasojë policia është tërhequr. Ata e rrëzuan gardhin e vendosur, duhe i bërë thirrje disa prej policëve që t’i bashkangjiten. Demonstruesit mbrëmë policia i shpërndau nga sheshi sepse tubimi nuk ka qenë i lejuar dhe ata u tërhoqën në kishën në afërsi.
Gjatë tentativës që të shkatërrojnë gardhin rrethues janë penguar para se të hyjnë në shesh. Ata edhe më tej kërkojn pritje tek kryeministri Zoran Millanoviq, ndërsa e refuzuan ofertën e ministrit Matiq që me kryeministrin të bisedojnë të hënën. Në Zagreb arritën edhe autobusë me veteranë ushtarakë nga Sllavonski Brod si dhe nga Osijek.