Kronika e Zeze
Vetëvritet me çifte babai i dy fëmijëve
I jep fund jetës babai i dy fëmijëve duke u vetëqëlluar me çifte mesnatën e së shtunës.
Ngjarja ka ndodhur në fshatin Zhupan të Fierit, pak pas mesnatës së të shtunës kur ne banesën e familjes Braka është dëgjuar një krismë arme.
Mësohet se 51-vjeçari, Enver Braka, baba i dy fëmijëve, është gjetur në një pellg gjaku i pajetë.
Pavarësisht ndihmës që i është dhënë ai nuk ka mundur t’i mbijetojë plagës.
Nga të dhënat paraprake, policia dyshon se 51-vjeçari është vetëvrarë, ndërsa po hetohet për motivet që kanë çuar në marrjen e vendimit ekstrem.