Vetura e policisë shkel një fëmijë
Një polic, që po ngiste veturën zyrtare, ka shkelur një fëmijë nëntë vjeçar në Manastir, të cilit i ka shkaktuar plagë të rënda trupore.
Sipas policisë fatkeqësia ka ndodhur sot në orën 13:55 në Manastir në udhëkryqin e rrugës “Vasko Kasangelevski” dhe “Partizanska”, kur T.M (45), i punësuar si polic në SPB të Manastirit, e ka goditur me veturë zyrtare të tipit “Craisler” fëmijën nëntë vjeçar D.N, raporton “Zhurnal”..
Në këtë fatkeqësi fëmija është lënduar rëndë dhe ka pësuar frakturë në këmbë dhe prerje në kokë, është dërguar në spitalin e qytetit, ku është mbajtur për shërim.
Ndaj policit është zhvilluar test i alkoolit, ku është treguar se ai nuk ka qenë nën ndikim të alkoolit.
Pas urdhrit të gjykatësit hetues nga polici janë maostra të urinës dhe gjakut për analizë. Policia është duke e zbardhur rastin.