Teknologji

Viber i ri për iOS dhe Android

viber-screenShërbimi i famshëm i porosive tekstuale, por edhe thirrjeve zanore, Viber, sot ka lëshuar disa funksione të reja për përdoruesit e Android dhe iOS. Risitë e sjella nga shërbimi i famshëm përfshijnë edhe krijimin e “doodles” – porosive të reja të cilat ju mund t’i vizatoni sipas dëshirës tuaj, dhe më pas të njëjtat t’i ndani me kontaktet tuaja të preferuara.

Në versionin e ri të aplikacionit të saj mobil, Viber 3.1 ofrohet edhe mundësia e njoftimit kur kontakti juaj e ka pranuar porosinë, dhe kjo është bërë e mundur përmes kontrollimit të statusit të porosisë.

Për më shumë, aplikacioni i ri i Viber përfshin edhe “emotikone” të reja, përmirësimin e gabimeve, mbështetje në disa gjuhë, si dhe mbështetje më të madhe për aplikacionet e bazuara në desktop për Mac dhe Windows.

Edhe përkundër faktit se Viber tani është shndërruar në lider global të komunikimit, me 200 milionë përdorues, me lëshimin e versionit të softuerit të saj edhe për kompjuterët personal, besohet se shërbimi do të rrisë edhe më tej popullaritetin e saj, si dhe do ta fuqizojë pozitën e saj dominuese në treg.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button