Shendetesi
Vitaminat e grupit B na relaksojnë
Ekspertët kanë njoftuar së fundmi se dozat e larta të vitaminave të grupit B mund ta përmirësojnë disponimin dhe ta zvogëlojnë stresin e përditshëm.
Në fakt, është realizuar një studim në të cilin janë përshirë 60 participantë, të cilët në periudhë tremujore, çdo ditë kanë marrë doza të larta të vitaminave të grupit B.
Rezultatet kanë treguar ulje të dukshme të tendosjes psikike, shpërqendrimit dhe disponimit depresiv te pjesëmarrësit në studim.
Këto rezultate janë në përputhje edhe me dy studime të mëparshme rreth ndikimit të shtesave multivitaminoze në emocione, presionin psikik dhe tendosjen.