Referja e vetme shqiptare në Maqedoni, Vjollca Izeiri po prezanton vendin dhe kombin denjësisht në arenën ndërkombëtare të futbollit.
Gostivarasja Vjollca Izeiri ka qenë asistent refere në ndeshjen kualifikuese në grupe për Kampionatin Evropian për femra “Euro 2017”, midis Republikës së Irlandës dhe Malit të Zi, të zhvilluar me 7 Qershor në Dublin ku vendasit kanë fituar me rezultat të lartë 9:0, transmeton ekskluzivisht Radio Vala.
“Kjo është hera e dytë që ndaj drejtësinë në një kompeticion kaq të rëndësishëm siç është Euro2017 (Groupstage). Ndihem krenare sepse kam fatin të jem femra e pare shqiptare që po eci kësaj rruge e cila është një profesion jo shume tërheqës për shumicën e femrave, por kur futesh brenda tij është krejtësisht një botë tjetër. Sipas mendimit tim vështirë që mund të ketë nje profesion tjetër qe te dhuron aq shume emocion. Njëkohësisht jam e kënaqur që po eci larte e me lartë me hapa të sigurta. Gjithashtu dua te falënderoj të gjithë ata që më kanë përkrahur deri tani, në veçanti portalin RadioVala i cili gjithmonë është në hap me sukseset e mija në vend dhe ne arenën ndërkombëtare. Referimi, sporti mbi te gjitha është jeta ime, prandaj se besoj qe ky do te jete suksesi im i fundit”, tha ekskluzivisht për Radio Vala, referja Vjollca Izeiri.
Vjollca Izeiri është referja e parë dhe e vetme shqiptare në Maqedoni e cila mban shenjën e FIFA-s.