‘Vrasësi’ i Jackson kërkon të drejtën të punojë si mjek
Mjeku përgjegjës për vdekjen e Michael Jackson, Conrad Murray, ka kërkuar kthimin e licencës së tij për të ushtruar profesionin për të cilin është shkolluar.
Murray u shpall fajtor për vdekjen e Mbretit të muzikës pop dhe u dënua me katër vjet burg në nëntor të vitit 2011, për shkak të ordinimit të dozës vdekjeprurëse të ilaçit ‘propofol’, i cili ia mori jetën këngëtarit në vitin 2009.
Megjithatë, ai është liruar më herët nga burgu dhe tash kërkon që t’i kthehet edhe e drejta për të punuar në fushën e mjekësisë.
Para dënimit të tij, Murray kishte një spital në Teksas, ndërsa ky ishte shteti i parë që ia mori të drejtën që të punojë si mjek dhe sipas New York Daily News, ai ka kërkuar që t’i jepet leja për të punuar.
“Dr. Murray ka një dëshirë të pashuar që t’u ndihmojë njerëzve dhe kudo që të jetë, ai do t’i kthehet profesionit të shërimit”, ka deklaruar avokati i tij.