BotaLajme

Vrau njerkën në moshën 11 vjeçare, tani i kanoset dënimi me vdekje – VIDEO

Jordan Brown, 3 vite të jetës së tij po i kalon në burg për të mitur pasi që është i dyshuar për vrasjen e të fejuarës së babait 26 vjeçare dhe fëmijës së saj të palindur.

Gjykatësi në gjygjin e Laurensit, SHBA, e ka shpallur fajtor, dhe ai do të qëndrojë në burgun e të miturve deri kur të mbushë 21 vjet, ndërsa pastaj do të gjykohet përsëri, si një i rritur.

Vrasjen e ka bërë në vitin 2009 kur ka qenë vetëm 11 vjeç. E fejuara 26 vjeçare, Kenzi Houk është gjetur e vdekur, e mbuluar me gjak, dhe afër trupit të saj është gjetur një pistoletë.

I mituri e ka kryer vrasjen përderisa babai i tij ka qenë në punë, ndërsa në shtëpi ka qenë vetëm vajza, e cila ka qenë në muajin e 9 të shtatzënisë.

14 vjeçari përballet me dënimin me vdekje, por për këtë gjë duhet të vendos gjygji, pasi të hyjë në moshë madhore.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button