Kronika e ZezeLajmeMaqedonia
Vret nënën dhe motrën, me sëpatë!
Një nënë bashkë me vajzën e saj u vranë mbrëmë në shtëpinë e tyre nga i biri Vladimir C. 43 vjeçar.
I dyshuari nga Gostivari u arrestua menjëherë nga policia.
Sipas informatave paraprake prej qendrës policore në Tetovë, Vladimiri rreth orës 22 me sëpatë ka sulmuar nënën e tij Dimitrulën 71 vjecare dhe motrën e tij Slavica 46 vjecare në shtëpinë e tyre.
Sipas informatave të para jozyrtare, brenda familjes një periudhë më të gjatë ka pasur mosmarrëveshje.
Arsye tjetër mund të jenë dhe gjendja jo stabile psikike e Vladimirit.