VIP
Whitney Houston rikthehet në rehabilitim
Whitney Houston është kthyer sërish në një qendër rehabilitimi për të mposhtur problemet e saj me drogën dhe alkoolin.
Lajmin e ka bërë të ditur agjentja e këngëtares 47-vjeçare.
Për momentin nuk dihet ende se ku është shtruar dhe se sa do të zgjasë procesi i rehabilitimit të Whitney Houston.
Në vitin 2009 këngëtarja ishte shprehur se i kishte dhënë fund përdorimit të kokainës dhe se ishte plotësisht e pastër.