Nëse kjo informatë është e saktë, versioni i ri i kësaj platforme mobile do të sjell edhe “multi-tasking” si funksion, më shumë personalizim për aplikacionet dhe ndërfaqen, e cila mund të përshtatet sipas preferencave të secilit përdorues.
Freskimi i dytë i këtij sistemi operativ do të nënkuptojë edhe marrëveshje të reja me zhvilluesit e këtyre aplikacioneve, ndërsa thuhet se këta të fundit do ta mundësojnë edhe opsionin “cut and paste”.
Të gjitha këto risi pritet të paraqiten në Kongresin Botëror Mobil që do të mbahet vitin e ardhshëm.
Të shpresojmë se ky version do të sjell risi dhe funksione të reja, pasi që të njëjtat do të jenë një parakusht i rëndësishëm për Microsoft, e cila synon të ketë një rol më dominues në këtë treg.