VIP
Witherspoon, “alergji” nga fustani i bardhë
Aktorja hollivudiane, Reese Witherspoon, publikoi fotot e martesës së saj të datës 26 mars në një revistë amerikane dhe gjëja e parë që binte në sy ishte fakti që fustani i saj nuk ishte i bardhë, por rozë.
35-vjeçarja u lidh në martesë me 40-vjeçarin Jim Toth, në një ceremoni private në Ojai, Kaliforni.
Vajza 11-vjeçare e aktores, Ava, ishte e veshur me të njëjtin fustan si nëna e saj, ndërsa i shërbeu Witherspoon-it si shoqëruese e parë.
Ndërkohë, djali i saj 7-vjeçar, Deacon, ishte ai që mbajti unazat e martesës së nënës së tij me Toth.