Islam
Xhamia në Prishtinë shtron iftare falas për studentët dhe familjet në nevojë
Xhamia “Prof. Bedri Kamberi” në Prishtinë do të shtrojë iftare në oborr për studentët dhe familjet në nevojë.
Gazetare: Nesa Kryeziu
Xhamia “Prof. Dr. Bedri Kamberi” në Prishtinë do të shtrojë iftare në oborr për qytetarët.
E përparësi do të kenë studentët dhe familjet në nevojë.
Këtë iniciativë po e mirëpresin qytetarët.
Sipas imamit Labinot Maliqi, janë disa arsye për përparësitë ndaj studentëve dhe familjeve në nevojë.
E interesimi për të kontribuar në shtrimin e iftarit është në rritje.
Imamë e xhamisë në fjalë, organizojnë iftare që nga viti 2017.