KosovaLajme

Xhamia në vend të çerdhes

Përderisa për katedralen katolike u shemb një shkollë, për xhaminë e re në Prishtinë mund të ndodhë të shembet një çerdhe.

Duket se presioni i bashkësisë islame ndaj Komunës së Prishtinës për një vend për xhami ka pasur sukses. Klan Kosova ka raportuar se kryetari i Prishtinës, Isa Mustafa, e ka pranuar një kërkesë të kreut të Bashkësisë Islame, Naim Ternava, që në vend të çerdhes përballë Institutit Albanologjik, të ndërtohet xhamia e re.

Megjithatë, zëdhënësi i komunës, Muhamet Gashi ka thënë se ka kohë deri në përcaktimin e vendit dhe se sipas tij, duhet pyetur edhe organet tjera të komunës.

“Ky lokacion nuk është difinitiv, kërkesa duhet të kalojë nëpër trupat e komunës”, ka thënë ai.

Kohë më parë, për të ndërtuar katedralen katolike, u mor vendim dhe Shkolla e mesme “Xhevdet Doda” u shemb. Në vend të saj u ndërtua një katedrale.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button