Në gazetën “Shpic”, të Shkupit, doli një shkrim për Xhemë Hasë Gostivarin me plot falsifikime, trillime e insinuata, si e kanë pasur zakon sllavët dhe shërbëtorët e tyre, në veçanti familja e Çedo Filipovskit, e cila u shit, vetëm për një përmendore që i ngritën komunistët e Titos në sheshin e Gostivarit. Por këto insinuata nuk janë të sakta, se Çedo Filipovski, me aminin e nënës së tij, e cila ka llafosur vetëm shqip, e ka porositur djalin e saj “se ka për borxh të luftoj vetëm për Shqipëni”. Ndërsa Çedo Filipovski i është përgjigjur:” nanë unë për Shqipëni jam duke luftuar”,neqoftëse më tradhton nënë, kurr nuk ta bëj hallall qumështin e gjirit, i ka thënë kjo nënë fisnike shqiptare. Kështu e ka zakon çdo nënë shqiptare, kur e përcjell të birin për të luftuar për atdheun e vet. Por si duket komunizmi me dekada e ka falsifikuar të vërtetën për shqiptarët ortodoks të Maqedonisë. Kjo politikë antishqiptare ka lënë prapavijë të errët brez pas brezit midis rinisë sllavo-maqedonase, jo vetëm gjatë sundimit tejet të vrazhdë të pushtetit komunist, por edhe te djemtë dhe nipat e tyre, që sot e kësaj dite nuk mund të çlirohen nga albanofobia. Sa për këto akuza të pabaza: “se xhemë Hasa ka vrarë maqedonas dhe shqiptarë nuk është e vërtetë”, por vërteta është ndryshe:komunistët çmendeshin kur dëgjonin emrin e Xhemës. Sllavo-komunistët në luftë kundër Xhemës i çonin vetëm komunistët shqiptarë, ndërsa vetë fshiheshin në birë të miut dhe nuk guxonin ti afrohen, e jo të luftojnë kundër tij, deri sa ishte gjallë ky komandant. Ndërsa duart të lara me gjak shqiptari i kanë mbushur komunistët deri në bryla, duke vrarë, burgosur dhe zhdukur familje të tëra shqiptare dhe anëtarë të VMRO-s”.Kjo fletë qartë se ata për qëllime politike e injorojnë historinë tonë komëtare që ka luftuar nacionalizma shqiptare për bashkimin e trojeve etnike. Në këtë rrugë kombëtare ka vepruar edhe heroi ynë kombëtar Xhemë Hasa. Sot pa paragjykime dihet dhe ekzistojnë dokumente se kush është Xhemë Hasa dhe kush është Çedo Filipovski. Të parin e kanë në zemër forcat nacionaliste shqiptare, ndërsa çedo Filipovskin e ka shpallur për heronj të tyre shteti sllavokomunist, i cili përgatiti kryengritjen në trojet shqiptare. E cila ishte pastër Kryengritje ideologjike dhe luftonte për idealet e Jugosllavisë së Madhe.Ndërsa absurditeti shkon në skajshmëri, apo çmenduri politike, kur në këtë anë të Maqedonisë multi-etnike, multi-kulturore dhe multi-konfenicionale. Pra, politika maqedonase po ngrenë shtatore në sheshin e Shkupit, edhe pse të gjithë e dinë duke filluar nga kreu i shtetit, akademikët, profesorët dhe qytetarët e saj, se këta figura kur nuk kanë luftuar për Maqedoninë si shtet, por ka qenë për politikën ekspansioniste të ashtuquajtur bullgaro-madhe. E dyta, shumë figura nuk janë meritor të pushojnë në qendër të Shkupit, pasi shumica nga ata kurrë nuk e ka parë Shkupin dhe kurrë nuk e kanë krisur një plumb për çlirimin e këtij qyteti, pasi ata e kanë ditur se Shkupi ishte në atë kohë kryeqytet i shqiptarëve të Vilajetit të Kosovës, deri me ardhjen e serbëve në tetor të vitit 1912.Politika ditore maqedonase nuk donë të pranojë realitetin, se shqiptarët gjithmonë kanë luftuar për çlirimin e Shqipërisë Etnike, ata kur nuk kanë pranuar sundues të huaj osmanë, as serb e më pak e kanë pritur këtë të keqe nga fqinjët e tyre maqedonas, apo siç i njeh ndryshe historia sllavët e jugut, ndërsa sipas krahinës ku u vendosën, u pagëzuan sllavët e krahinës së Maqedonisë.Këto troje shqiptare të Shqipërisë Lindore, që pas ardhjes të komunistëve në pushtet e pagëzuan Maqedoni Perëndimore, e cila deri në vitin 1912 ka qenë pjesë e pandarë e Vilajetit të Kosovës. Por pas luftës së Dytë Botërore në mënyrë të padrejtë ngelën nën sundimin jugosllav në krye me Titon i cili e falsifikoi marrëveshjen e bërë me Enver Hoxhën, ku thuhej: “se pas përfundimit të luftës këto territore shqiptare do ti kthehen Shqipërisë. Ky komunist sllav i kalitur si nxënës i Kominternës diti me perfiditet ta mashtron popullin shqiptar nëpërmjet të misionarëve të vetë dhe ta lidhë ngushtë Enver Hoxhën me ideologjinë komuniste të cilët në të gjitha takimet me masën shqiptare deklaronin: “se pas luftës, populli shqiptar i Kosovës dhe trojeve tjera shqiptare do të bashkohet me Shqipërinë”. Por komunistët jugosllav këto deklarata të tyre pas luftës shumë shpjet i harruan, në mënyrë arbitrare duke përdor ushtrinë, Kosovën e futën nën Serbi, ndërsa territorin e Maqedonisë Perëndimore ia falën shtetit maqedonas, që u themelua më 2 gusht të vitit 1944 në Prohor Pçinski.Tradhtinë komuniste dhe mesazhin e tyre për bashkëpunim e dinin nacionalistët shqiptarë. Prandaj ata kurrë nuk i besuan komunizmit sllav, këtë e dinte edhe Enver Hoxha se Shqiptarët të udhëhequr nga nacionalistët shqiptarë në krye me Xhemë Hasën dhe të tjerë, se kurrë nuk do ta pranojnë shtetin komunist maqedonas si shtet të tyre, por me të gjitha format e rezistuan dhe e luftuan komunizmin sllavo-titist. Për fat të keq këtij shteti antishqiptar i ndihmuan edhe disa shqiptarë të kuq, të bindur se në të ardhmen do të forcohet një farë “vëllazërim bashkimi me sllavët”. Këta shqiptarë shkurt pamës, i harruan masakrat e serbo-malazeze pas Kongresit të Berlinit, kur e sakatuan Shqipërinë Verilindore duke i marrë edhe Ulqinin. Sa për hir të kujtesës edhe në Luftën e Parë Ballkanike, u bë hy e pluhur Kosova nga ushtritë serbo-bullgare-malazeze, ndërsa maqedonasit morën pjesë krahë për krahë me ta, kundër Shqipërisë dhe popullit shqiptar. Populli e din mirë në bazë të kaluarës historike “se maqedonasit gjithmonë na kanë tradhtuar dhe kanë mbajtur krahun e tyre”. Prandaj shqiptarët duhet të jenë sy çelë dhe unik, se këta janë të paparashikueshëm. I kanë pasur dhe i kanë zakon sulmet dhe shpifjet prapa shpine, ta mëveshin edhe atë që nuk e ke. Mund të na ngjaj si rasti Cezarit, kur në darkë Bruti dhe Kasi e sulmuan Cezarin. Këta kur nuk mund ta bindin veten, ta ndajnë pushtetin me shqiptarët.Sllavët e Maqedonisë assesi nuk mund të–pranojnë të jetojnë të barabartë me shqiptarët. Ata nga hegjemonizmi shpirtërorë gjithmonë e kanë parë Selanikun si pre të luftës edhe pse të gjithë e dinë se Selaniku kur nuk ka qenë i tyre. Ndërsa kur është në pyetje Filipi II, dhe Leka i Madh, e dinë grekët por e dinë edhe këta se Filipi i II, është dhëndër shqiptar, ndërsa nga venët e gjakut të Lekës së Madh rrjedh vetëm gjak shqiptari. Se në këto troje kanë jetuar ilirët me mbretërit e tyre Teuta, Genci, Pleurati e tjerë. Sllavët e Maqedonisë në atë kohë nuk e dinin se në këto troje po luftonin mbretër shqiptarë kundër grekëve dhe romakëve. Këta mësuan për Lekën e Madh, se ka qenë mbret i Shqiptarëve pas ardhjes së tyre në Ballkan, kur donin të plaçkitnin qytetet shqiptare; Janinën, Selanikun dhe Adrianopojën.Për fat të keq kësaj radhe krejt bota e din, se jeni të ardhur si sllav të jugut në këto troje, prandaj kot mundoheni ta mashtroni civilizimin botëror pasi deri në këtë kohë kanë kaluar mbi 2000 vjet, me ato piskama të trashëguara nga vendlindja e juaj andej Karpateve, se ju, jeni pasardhës të Aleksandërit, ndërsa shqiptarët dhe grekët paskan ardhur pas juve në këto troje. Me këtë tezë e keni mashtruar vetveten me ëndrra dhe fantazira. Poashtu e keni “bindur” botën se civilizimi i juaj është më i vjetër se i dorëve, trojanëve, pellazgëve e civilizimeve tjera. Për çudi të të gjithëve pse u ka bërë kaq padrejtësi Herodoti, u ka anashkaluar juve që e keni shkruar “Biblën”, pasi ju keni “merita” dhe ajo ju takon vetëm juve, pasi u keni dhënë civilizim botës, ndërsa Herodoti e ka futur në haresë civilizimin tuaj. Prandaj Herodoti nuk ka dashur të shkruaj dhe tu përmend në veprat e tij, për kulturën dhe civilizimin antik që i keni ofruar mbarë botës, me prejardhje të përzier kulturash antiko-sllavo-maqedonase. Me plotë të drejt me këtë bagazh të pasur kulturor, mund ti kundërviheni helenizmit grek, duke i përvetësuar statujat dhe kulturën paraheleniste.
Xheme Hasa e ka vendin mbi uren e gurit ne Shkup
Në këto kondita bashkëkohore maqedonasit shumë pak dinë për udhëheqësit e vetë kombëtar. Por edhe për ato figura që dinë se kanë orientim probullgar, tentojnë ti përvetësojnë dhe ti vjedhin nga historiografia bullgare. Pra këta atdhetarë bullgarë nuk e kanë vendin këtu, që sot po u hapin vare në qendër të Shkupit; si Nikolla Karevit, Goce Dellçevit, Dame Grujevit e tjerë, që gjithmonë kanë luftuar për bashkëngjitjen e krahinës së Maqedonisë me Bullgarinë. Poashtu edhe Kryengritja e Ilindenit në historiografinë bashkëkohore është e nominuar si kryengritje bullgare e iniciuar nga diplomacia ruse, franceze dhe ajo bullgare.Edhe pse të gjitha këto lëvizje kanë qenë me karakter pro-bullgar. Në këto raste kur falsifikohet historia e mjedisit, për të krijuar një fantazmë, që kur nuk ka vepruar për kauzën maqedonase. Ne shqiptarët këtë punë e dimë mirë se gjithçka nga historia bullgare e keni përvetësuar për vete, por përsëri kemi konsideratë dhe kemi qenë të përmbajtur, prandaj kur nuk i kemi ofenduar këto figura pasi këta jan bullgar e jo maqedon. Këta herojnë kanë luftuar kundër interesit të Maqedonisë dhe vetë popullit maqedonas.Për fat të keq, këto gabime po përsëriten edhe nga gazetarët e sotëm të Maqedonisë, p.sh. Kosovarët nuk janë kosovarë, por shqiptarë, ndërsa maqedonasit për ka etnogjeneza janë vetëm sllavë të Maqedonisë. Mos e mashtroni veten me antikën, se çdo kush sot din të lexojë faksimilet nga antika deri më sot. Sot shtrohet pyetja;”Të jetosh me shekuj midis dy popujve sllav; atij bulgar dhe serb, a veten ta prezantosh si antikë, diçka me ju nuk është në rregull, Deri dje sllavofon e sot e keni shpallur veten antik. Por me ndërimin etnogjenezën suaj, kot po mundoheni ta ndëroni prejardhjen tuaj nëpër institucionet e huaja. “U bëtë u bëtë gazi i botës”. E verteta per XHEMË HASËN është kjo: se ky luftoi për mbrojtjen e popullit shqiptar, deri në Shkup, ku e çoi lartë flamurin kombëtar te ura e gurit më 12 shtator 1944. Duke i sinjalizuar komunistëve se nga Shkupi deri në Dibër ka qenë dhe do të mbetet tokë shqiptare.Ndërsa Çedo Filipovski-Dame luftoi në emër të komunizmit për rikthimin e Jugosllavisë.Xhemë Hasa lindi në fshatin Simnicë në vitin 1908. U rrit në një familje të varfër, me shumë fëmijë gjatë sundimit jugosllav. Padrejtësitë që i bëheshin popullit shqiptar në atë kohë me anë të abuzimeve të llojllojshme, i ka përjetuar, personalisht edhe Xhemë Hasa me familjen e vet. Sjellja arrogante e personave të pushtetit serbo–sllav, e ka irrituar dhe detyruar këtë trim që ta braktisë pasurinë dhe familjen e tij e të hidhej në luftë për mbrojtjen e nderit të familjes, për mbrojtjen e shqiptarëve nga torturat e pushtetit jugosllav, që në atë kohë edhe ju maqedonasit e keni përjetuar të njëjtin fat si ne shqiptarët, të abuzuar në të gjitha fushat; duke filluar nga reforma agrare, deri në abuzimin total të gjuhës kulturës dhe historisë nacionale. Xhemë Hasa në atë kohë ka rezistuar këtë sistem antipopullor, që për shqiptarët dhe ju maqedonasit ka qenë i huaj. Xhemë Hasa nuk ka qen ushtarë, por vullnetarë që ka luftuar kundër të gjithë pushtuesve të huaj. Me kapitullimin e Jugosllavisë në prill të vitit 1941, ai kthehet në vendlindje që ta ndihmonte popullatën në mjedisin ku jetonte. Pra siç dihet shqiptarët në Kosovë dhe Maqedoni forcat italo-gjermane i kanë pritur si çlirues. po ashtu edhe populli maqedonas e ka pritur me lule ushtrinë fashiste bullgare në Shkup dhe Ohër.Gjatë sundimit italian shqiptarët arritën për herë të parë në Gostivar dhe qytetet tjera shqiptare të Maqedonisë të mësojnë historinë e vetë, të mësojnë dhe shkruajnë shqip. Pra fituan më shumë të drejta sa që kishin gjatë sundimit serb.Ideologjia komuniste dëshironte të ruaj kufijtë e Jugosllavisë së vjetër me sistem të ri politik- komunist. Me këtë rast dua tua përkujtojë një të vërtetë, se ju sllavët e Maqedonisë nuk keni gatishmëri ta pranoni se fituat pavarësi nacionale dhe themeluat shtet falë komunizmit. Ndërsa ne shqiptarët edhe pas kësaj lufte të ashtuquajtur “Nacional-çlirimtare” edhe më tutje ngelëm nën sundimin jugosllav. Shqiptarët gjatë të këtij sistemi titist, kurrë nuk do ti harrojnë ato tortura dhe vrasje nga OZN-a komuniste, pas luftës së Dytë Botërore deri më sot.Për hir të vërtetës historike “Balli Kombëtar” kurr nuk ka qenë në pushtet as në Shqipëri as në Maqedoninë Perëndimore, siç dezinformoni ju me shkrimin në gazetën “Shpic”, të datës 10 shkurt 2010. Për hir të lexuesve të kësaj gazete dhe më gjerë e kamë për obligim moral si historian të njoftoj opinionin se forcat e Xhemë Hasës, kanë qenë forca vullnetare për mbrojtjen e kufijve etnik, deri te “Guri i shpuar” mbi fshatin Shishovë për gjatë lumit Ilirida.Me këtë vërtetohet se në këto troje në atë periudhë historike të luftës Dytë Botërore ka funksionuar shteti shqiptar, ku bënte pjesë edhe prefektura e Dibrës. Prandaj nuk jemi dakord me shkrimin tuaj tejet tendencioz “se Ushtria e Ballit Kombëtar ka qenë në shërbim të armikut, jo por ka qenë në shërbim të popullit të vet.Sa për hir të vërtetës historike; Mithat Frashëri gjatë luftës kishte mosmarrëveshje të ashpra me kreun e PKSH në krye me Enver Hoxhën, pasi Mithati donte ato forca të Enver Hoxhës ti kthente nga froni anglo-amerikan. Pasi në atë kohë këto dy shtete i kishin ofruar Partisë Komuniste Shqiptare 300 mijë tonelata materiale lufte, që Enver Hoxha ti bashkëngjitet paktit anglo-amerikan në luftë kundër fashizmit. Por Hoxha duke dashur më shumë pushtetin e refuzoi këtë kërkesë të anglo-amerikanëve, duke vazhduar bashkëpunimin me Armatën e Kuqe të Rusisë dhe Beogradit. Ky orientim i Enver Hoxhës kah e majta, e goditi fuqishëm çështjen kombëtare shqiptare, që sot e kësaj dite ato pasoja komuniste, po i ndien në çdo familje shqiptare, si andej kufirit, edhe këndej, ku numri i viktimave këndej kufirit është shumë më i madh. Pasi pushteti maqedonas i shpalli si armiq të komunizmit dhe të shtetit të tyre, edhe pse Maqedonia d deri në këtë kohë fare nuk ka ekzistuar.Në këto troje kanë luftuar bijtë më të mirë të kombit shqiptarë që u radhitën vullnetarisht në radhët e Ushtrisë Vullnetare Shqiptare të komanduara nga Xhemë Gostivari. Ky hyri në Shkup, më 12 shtator 1944, ku e ngriti lartë flamurin kombëtar. Prandaj Shoqata e Historianëve Shqiptarë të Maqedonisë i propozon Këshillit për Shkupin 2014, që mbi urën e gurit të shkëlqej kjo figurë madhore e këtij kolosi shqiptar, që luftoi deri në fund kundër komunizmit jugosllav. Vepra e këtij kolosi është meritor të shkëlqejë mbi urën e gurit në Shkup, pasi këtë urë e kanë ndërtuar artistët shqiptar, gjatë sundimit të Perandorisë Osmane.Prandaj ky kolos që luftoi kundër komunizmit nga Gostivari deri në Shkup e ka vendin edhe në sheshin e Gostivarit. Ndërsa Çede Filipovski, që tradhtoi kombin e vet dhe luftoi për interesa-komuniste, prandaj nuk e ka vendin në sheshin e Gostivarit.