Sport

Xherdan Shaqiri: Jam mysliman, s’ka Krishtlindje (Video)

Ylli më i madh i futbollit në Zvicër Xherdan Shaqiri ka treguar për gazetën Blick se ai nuk e feston Krishtlindjen, pasi që është mysliman. Por, e pranon se për shkak të motrës së vogël dhe në prag të festave të Vitit të Ri duhet pasur një bredh në shtëpi.

” Unë jam mysliman, nuk jam i krishterë, prandaj festën e Kërshëndellave familja ime e feston shumë pak. Motra ime e vogël, megjithatë, çdo vit e dëshiron një bredh. Ne me këtë tashmë jemi mësuar dhe prapë se prapë festojmë edhe ne bashkë. Ajo ka marrër shumë dhurata. Për mua dhurata më e mirë është familja ime”, ka thënë futbollisti i lindur në Gjilan.
Shumë skuadra e kërkojnë në afatin kalimtar të janarit.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button