Mesfushori i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, ka kërkuar nga bashkëlojtarët e tij që të ruajnë përqendrimin pas fillimit mbresëlënës të sezonit.
Me fitoren prej 2-0 ndaj Werder Bremenit, bavarezët regjistruan fitoren e gjashtë pas po aq ndeshjesh në Bundesliga, ndërsa po ashtu fituan edhe në ndeshjen e parë të fazës grupore të Ligës së Kampionëve, ku e mposhtën Valencian me rezultat 2-1.
Futbollisti shqiptar që mbron ngjyrat e Zvicrës është pyetur nëse Bayerni mund ta fitojë titullin me formën që po kalon, ndërsa përgjigja për bundesliga.com ishte:
“Pa dyshim, shpresoj, mirëpo ka edhe shumë. Aktualisht gjërat po shkojnë mirë. Jemi në krye të tabelës dhe gjërat duken mirë, por të gjithë e dimë se sa shpejtë ndryshojnë gjërat në futboll”.
“Është e qartë që statistikat janë pozitive, por e rëndësishmja është që të jemi të parët në fund”.