FutbollSport

Xherdan Shaqiri: Nuk kam frikë nga konkurrenca

Xherdan ShaqiriMesfushori kosovar i Bayern Munichut, Xherdan Shaqiri, ka bërë të qartë se nuk i trembet syri nga yjet që i bëjnë konkurrencë në skuadër.

“Jo nuk jam aspak i frikësuar. Te Real Madridi si te Bayerni, çdo vit transferohen lojtar të rinjtë dhe secili duhet të tregohet nga fillimi. Përkundrazi, unë jam gëzuar me ardhjen e lojtarëve si Mario Gotze e Thiago Alcantara. Veçanërisht për Thiagon. Unë e njoh këtë nga garat me përfaqësuese të grupmoshave të reja. Veçanërisht nga finalja e Evropianit U-21 në vitin 2011, të cilën e humbëm nga Spanja”, ka thënë Shaqiri në një intervistë për Blick.

Kosovari ka shtuar se ai do të shqyrtonte mundësinë e largimit nga Bavarezët vetëm në rast se i rrezikohet pjesëmarrja në Kupën e Botës, që zhvillohet vitin e ardhshëm.

“Nëse situata bëhet e tillë, atëherë natyrisht se do t’i rishikoja mundësitë. Por, megjithatë jam optimist se mund të luaj edhe te Bayerni”, ka shtuar kosovari nga Zhegra.

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button