BotaKronika e ZezeLajmeVIDEO

Xhirimi i përgjakshëm nga Siria e zbeh përkrahjen e Kongresit – VIDEO

tocka-104475Kërkesa e presidentit amerikan Barak Obama  që Kongresi të miratojë aksion ushtarak kundër Sirisë përballet me një lloj dështimi në Dhomën përfaqësuese të Kongresit.

Përderisa presidenti është në Rusi që e ngadalëson presionin e Shtëpisë  së Bardhë ndaj kongresmenëve demokratikë, ndërsa udhëheqësia republikane opozitare njoftoi se nuk do të kryejë shtypje ndaj kongresmenëve të tyre në mënyrën në të cilën do të votojnë shumica e anëtarëve të Dhomës përfaqësuese u shprehën kundër sulmit. Nëse votohet për rezolutën sot, ajo nuk do të kalojë.

[wp-like-locker]

Madje 217 anëtarë të Dhomës përfaqësuese njoftojnë se do të votojnë kundër, që është e mjaftueshme rezoluta të jetë e refuzuar, deklaroi Riçard Kenti nga televizioni Ej-Bi-Si, i cili ashtu si mediat tjera në Uashington vazhdimisht i numërojnë dhe i rinumërojnë kongresistët në raport me përkrahjen e tyre ose kundërshtimin e rezolutës.

Dhoma përfaqësuese ka 435 anëtarë, që do të thotë se Obamës i nevojiten të paktën 218 vota.

Faktor i rëndësishëm në zvogëlimin e vullnetit të sulmit amerikan ndaj Sirisë është video xhirimi i publikuar nga Nju-Jork Tajms, në të cilën shihet se si guerrilë të cilët luftojnë kundër armatë së Bashar al Asad me gjakftohtësi pushkatojnë shtatë ushtarë të zënë rob të cilët paraprakisht i kanë rrahur dhe i kanë detyruar  të shtrihen për tokë.

Sipas Nju-Jork Tajms, masakra është vepër e Abdul Samad Isa, komandant i disa qindra guerrilëve në veri të vendit.

Numri më i madh i kongresmenëve reaguan, ndërsa të gjitha televizionet në SHBA në mënyrë drastike lajmëruan për këtë video xhirim me vërejtje se sulmi amerikan ndaj armatës siriane do të thotë përkrahje për ata guerrilët e njejtë.

Të përballur me kritika në Kongres dhe në media, presidenti Obama e anuloi takimin e planifikuar për të hënën në Kaliforni, që të jetë në Uashington në fillim të javës kyçe kur kongresistët janë kthyer nga pushimi dhe pritet votimi për rezolutën.

Agjencia e lajmeve Politiko vlerëson se argumenti kryesor për kongresmenët demokratikë të votojnë për rezolutën, edhe krahas kundërshtimit të fuqishëm të votuesve të tyre është frika se dështimi i Obamës do të thotë humbje dramatike e ndikimit të tij politik dhe fund për përpjekjet e tij që të nxitë cilën çfarëdo zgjidhje vendore politike në mandatin e dytë.

Mediat citojnë edhe kongresmenë demokratikë dhe republikanë të cilët thonë se në zyrat e tyre marrin mijëra thirrje nga qytetarët, prej të cilëve pothuajse të gjtihë janë kundër intervenimit.

[/wp-like-locker]

 

Show More

Related Articles

Leave a Reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Back to top button