www.Zemra.Org

Zaimina përball Zajminës

Cila është kritika më e shpesht që i bën vetes?

– Mos i prek më flokët me dorë! E kam ves kur jam duke xhiruar.

Çfarë i ke më shumë zili Zaimina person publik, Zaiminës së thjesht?

– Kengët  njërës dhe jetën që bën tjetrës (qesh).

Çfarë të pëlqen më shumë të Zaimina kur e shikon para pasqyrës?

– Buzët, ndonjëherë dhe hunda.

Ka ndonjë gabim që nuk do ja ke falur dot vetes?

–  Jo!

Cila është biseda që bën çdo mbrëmje me vete, para se të flesh?

– Falenderoj Zotin për të gjitha gjërat që kam në jetë.

Kur ka qenë hera e fundit që je ndjerë krenare për Zaiminën?

– Këto ditët e fundit, sa herë dëgjoj këngën e re në makinë.

Po hera e fundit që të ka zhgënjyer?

– Sinqerisht nuk e mbaj mend.

Si do t’ja shprehte dashurine Zaimina, Zaiminës?

– Do bëja çmendurira për të!

Vazhdo fjalinë…

Kur vjen vera dua vetëm…të shkoj në plazh!

Nëse dëgjoj edhe një herë që më thonë se jam seksi…do çmendem (qesh).

Kur isha e vogël ëndërroja…të bëhesha këngëtare (qesh).

Kur të bëhem plakë do të doja…të kisha një familje të stërmadhe, me nipër dhe mbesa.

Kur jam në një klub dhe dëgjoj këngë tallava…çohem dhe kërcej (qesh).

Nëse motra vesh një fustanin tim pa leje dhe ma prish…nuk ka problem fare, e ka lejen time. Ajo mund të bëj ç’të doj.

Me dashurinë këto kohë i kam punët…si gjithmonë…

Nëse do isha djalë…me siguri do jetoja diku jashtë shtetit.

Kur jam e dehur…vetem flas (qesh).

Exit mobile version