VIP
Zaimina Vasjari konsumoj shumë perime dhe fruta
Ajo vijon të ruajë edhe sot e kësaj dite përmasat që kishte në kohën që u shpall “Miss Shqipëria”. Zaimina Vasjari, një tjetër këngëtare sensuale e skenës shqiptare, tregon për suplementin se dieta e saj e vetme, janë konsumimi në masë i perimeve dhe frutave.
“Perime dhe fruta pa fund… Ndjek natyrisht edhe një regjim të caktuar, konsumoj racione të vogla, 3-4 herë në ditë, duke mos e ndjerë veten të ngopur asnjëherë”, – thotë Zaimina.
Kështu vajza bukuroshe ia del gjithmonë të ruajë një trup të bukur, ndërkohë që shton se herë pas here ushtrohet edhe në palestër apo del edhe për vrap.