Një biznesmen të cilit i pëlqen shkëlqimi, e shndërroi Mercedesin e tij elegant në “blingmobile”. Tash ai kërkon rreth shtatë milionë funte për të.
Biznesmeni zviceran Ueli Anliker, shet njërin prej “super” automobilave të tij, të cilin e kanë rregulluar me një ekip prej 35 punëtorëve. Ata shpenzuan rreth 30 mijë orë punë dhe më shumë se tri milionë e gjysmë funte për ta rregulluar brenda e jashtë Mercedesin e kuq.
Pas kësaj, automobili është emërtuar si “ëndrra e arit të kuq”.
Makina përmban rreth pesë kilogramë ari 24 karatësh, ndërsa brenda është zbukuruar edhe me diamante. Pasi e rregulloi, Ueli tash e shet këtë automobil. Vlerësohet se kjo makinë është më e shtrenjta në tregun e hapur.